Paralajmëron ish anëtari i KQZ-së: Ja pse nuk mund të ketë zgjedhje të rregullta më 6 tetor

Politika

Paralajmëron ish anëtari i KQZ-së: Ja pse nuk mund të ketë zgjedhje të rregullta më 6 tetor

Nga: A.M. Më: 15 shtator 2019 Në ora: 15:58
Foto Ilustrim

Ish anëtari i KQZ-së, Blerim Burjani, nuk pret që të procesi zgjedhor i 6 tetorit të shkojë në gjendje të rregullt

Sipas tij, nuk pritet të ketë asgjë të re, pasi që nuk ka reformë zgjedhore.

Po ashtu, ai ka theksuar se derisa votat të numërohen nga komisionarët e partive politike  do të ketë parregullsi.

“Nuk pritet asgjë e re, s`ka reformë zgjedhore, partitë me komisionar të tyre që numërojnë vota dhe bëjnë pa rregullueshmëri dhe sjellin telashe, pra derisa nuk largohen partitë që numërojnë vota të tyre gjithmonë ka probleme, dhe se edhe këto zgjedhje do të përcillen me parregullsi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Burjani thekson se mbetet problematikë mos ndryshimi i listës së votueseve.

Image
Blerim Burjani

“Lista votuese mbetet e njëjta pa ndryshime, problematike. Nuk  ka  fushat profesionale për fusha ku partitë duhet të tregojnë saktë çka duhet të ndryshojnë, jo fjalë të kota e përshkrim”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat