Partitë politike po shfrytëzojnë “fonde të zeza”, për të blerë vota

Politika

Partitë politike po shfrytëzojnë “fonde të zeza”, për të blerë vota

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 16 shtator 2019 Në ora: 19:49
Liderët e partive poltike

“Ne kërkojmë vetëm të rritet transparenca dhe në kohë reale të bëhen publike të hyrat dhe shpenzimet. Subjektet politike, me ndonjë përjashtim, janë shumë të mbyllura kur vije puna te financimi dhe mënyrat e financimit. Raportimi i financimit nuk është transparent pasi që raportet publiku i sheh vetëm pas auditimit të jashtëm. Kërkesa jonë e vazhdueshme është rritja e transparencës dhe bërja publike në kohë reale të hyrave dhe shpenzimeve përmes llogarive transparente”, tha Florent Spahija nga KDI.

Fushatat zgjedhore janë të shoqëruara me një shumë goxha të madhe të parave. E këtë shumë të parave, në bazë të ligjit duhet të mbulojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Mirëpo, edhe pse është plotësuar ligji për financimin e partive politike, në opinion ende është në dilemë komplet burimi se nga vinë financat e partive politike. Një gjë e tillë cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike.

Në lidhje me ligjin e finanacimit të partive politike gjatë fushatave ekzistojnë ligje dhe nene që e mbështesin.

Neni 1

1. Qëllimi i këtij ligji është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058.

2. Termi “ligji bazik” i përdorur në dispozitat e këtij ligji i referohet i Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058.

Ndërkaq, kujtojmë se i hapur ky sondazh do të jetë për një javë të plotë, dhe deri atëherë, ju lutem shprehuni se cili është mendimi i juaj.

Spahija: Subjektet politike pranojnë fonde nga jashtë dhe ato që deklarohen janë në limitet e lejuara ligjore

Florent Spahija, ekspert ligjor nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha gazetën “Bota sot”, që sa i përket punës së financimit, subjektet politike janë shumë të mbyllura.

Image
Florent Spahija

“Ne kërkojmë vetëm të rritet transparenca dhe në kohë reale të bëhen publike të hyrat dhe shpenzimet. Subjektet politike, me ndonjë përjashtim, janë shumë të mbyllura kur vije puna te financimi dhe mënyrat e financimit. Raportimi i financimit nuk është transparent pasi që raportet publiku i sheh vetëm pas auditimit të jashtëm. Kërkesa jonë e vazhdueshme është rritja e transparencës dhe bërja publike në kohë reale të hyrave dhe shpenzimeve përmes llogarive transparente”, tha Spahija.

Më tej, Spahija, tha që nuk mjafton buxheti i shteteve për fushata sepse ato zakonisht pranojnë fonde të jashtme, mirëpo që nuk i tregojnë ato jashtë limiteve ligjore.

 

“Buxheti i subjekteve që e marrin nga shteti për fushatë nuk mjafton, zakonisht pranojnë fonde nga jashtë dhe ato që deklarohen janë në limitet e lejuara ligjore”, përfundoi Spahija.

Mehazi: Fondet e zeza partiake do mundohen si e si votës t'ia humbin besnikërinë dhe shenjtërinë

Lidhur me këtë temë, analisti politik, Sulejman Mehazi, në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot”, tha që buxheti financiar nga shteti për partitë politike nuk është asnjëhere i bollshëm dhe nuk do të jetë mirëpo burimet partitë do t`i gjejnë edhe nga firmat që përkrahin partitë në pushtet.

Image
Sulejman Mehazi

“Buxheti financiar i ndarë nga shteti për partitë politike gjatë fushatës zgjedhore kurrë s'ka qenë i bollshëm dhe nuk do jetë i bollshëm, sidomos për partitë e fuqishme qeveritare, ata si çdoherë për kampanjë reklamuese zgjedhore jo që do gllabërojnë para të majme nga qeveria e Kosovës, por do gjejnë edhe burime tjera sponzorimesh nga firmat e fuqishme që kanë përkrahur partitë në pushtet”, tha Mehazi.

Më tej, Mehazi, tha që është e pamundur që partitë e tjera të mëdha të mos kenë edhe fonde të zeza dhe se këto para do i shfrytëzojn për të fituar votën e shumë famlijarëve, të cilët nuk kanë një statute sociale mirë duke iu premtuar një ardhmëri më të mirë sociale.

“Është e pamundur PDK-ja, AAK-ja, po edhe partitë tjera, për fushatë zgjedhore të mos kenë dhe fonde të zeza e të fshehura për të mashtruar, gënjyer e blerë popullatën e varfër për të votuar për ata. Partitë e korruptuara do harxhojnë qindra euro për të fituar, do përpiqen të hyjnë thellësisht në familjet me statute sociale për të paguar çekat e rymës, telefonave, ujit e bërllokeve, të blejnë votat e e qytetarëve me halle e brenga të mëdha sociale e ekonomike. Do ju premtojnë ardhmëri të mirë sociale deri sa t'ua marrin votat”, u shpreh, Mehazi.

Në fund, Mehazi, tha që këto fonde të zeza do të mundohen që të marrin votat në mënyra të ndryshme mirëpo që po për këtë arsyje duhet të ruajm votën.

“Fondet e zeza partiake do mundohen si e si votës t'ia humbin besnikërinë dhe shenjtërinë. Prostitucionet korruptive partiake do mundohen votuesve t'ua zbresin vlerën e çmimit me 50 euro, me një numër telefoni, me napolitanka e llokume, me lëngje, uiski e raki rushi etj. Ta ruajme votën që mos të mashtrohemi”, përfundon, Mehazi.

Haziri: Fenomeni i blerjes së votës, ka rritur koston e partive politike

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ligji për financim është një ligj, i cili ka mjaft mangësi dhe se kjo ju ka mundësuar që partitë politike të jën më jotransparente. Gjithashtu kemi edhe parti të cilat janë vetëm bëjnë poltike po që vinë nga një veprimtari antiligjore.

Image
Nexhat Haziri

“Ligji për financimin e partive politike është një ligj me mjaftë mangësi që i ka favorizuar partitë politke që ato të jenë jotransparenca sa i përket financimit të tyre për fushatat zgjedhore duke iu mundësuar atyre qe të marrin financa edhe nga burime të padeklaruara, të cilat i mbajnë të fshehura, që kryesisht janë nga bizneset dhe kjo krijon një lidhje klienteliste në mes të partive politike dhe bizneseve. Po ashtu, ne jemi dëshmitar që partitë politike,që disa vetëm quhen parti politike apo më së paku bëjnë politikë dhe janë si sipërmarrje të përbashkëta për inters grupore dhe të afërta me krimin e organizuar, gjë që mua mundëson që si burime financimi të kenë edhe parat e pista që vijnë nga veprimtari antiligjore”, u shpreh, Haziri.

Tutje, Haziri, tha që buxheti i ndarë për parti politike do ishte i mjaftueshëm nëse do të shfrytëzohej vetëm për fushata mirëpo blerja e votës është një fenomen i cili tejkalon financiat e disa partive.

“Natyrisht se buxheti i ndarë nga shtetit, por edhe donacionet që vijnë në mënyrë ligjore, sic janë donacione nga anëtarësia, do të mjaftonin për një parti politike që ajo t’i përmbushte nevojat e saja për të garuar në një proces zgjedhor. Mirëpo fenomeni i blerjes së votës, që është një fenomen i pranishëm edhe në Kosovë, ka rritur koston e partive politike, dhe detyrimisht ato i ka bërë që të kërkojnë edhe burime të tjera, qofshin ato edhe nga burime jo ligjore. Kjo formë e financimit e korrupton procesin e zgjedhjeve por edhe e instalon në mënyrë institucionale jo transparencën sa i përket partive politike pasoja e së cilës është një pjesë e madhe e klasës politike e kriminalizuar”, përfundon, Haziri.

Burjani: Në Kosovë janë mbetur që nga koha UNMIK-ut provizione ligjore për financim parazitor të partive

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, tha që për partitë dhe organizatat private shteti nuk duhet të ndaj fare mjete financiare, mirëpo që nga koha e UNMIK-ut po vazhdon të financimi për këto parti dhe organizata.

“Shteti realisht nuk duhet fare të ndajë mjete financiar për partitë që janë organizata private apo grupeve të interesit, zakonisht në botën e shteteve perëndimore financimi bëhet nga vet partitë që u takojnë klasave ekonomike. Mirëpo, në Kosovë janë mbetur që nga koha UNMIK-ut provizione ligjore për financim parazitor të partive që as ndërmarrje private biznesi nuk janë, nuk financohen OJQ sipas logjikës që nuk garojnë për pushtet “, tha Burjani.

Juristi Burjani, u shpreh që kjo lloj e financimit duhet të largohet.

“Kurse partitë po këto janë deformime. Shteti nga buxheti i qytetarëve ndan para për të ardhur ata në pushtet ne vend që të punojnë për ta ata punojnë për vete, nuk ia vlen fare. Pra, partitë në të ardhmen duhet të financohen nga ata që i themelojnë jo me marr para të gatshme nga qytetarët edhe ato e me than se nuk i mjaftojnë, nuk jetohet prej partive por në ekonominë e tregut jetohet nga puna e bërë në sektorin privat. Në Kosovë ka deformime të mëdha, partitë janë më shumë se ndërmarrje private, pra duhet të rishikohet kjo mënyrë e financimit në të ardhmen.

Unë mendoj se mjaft është financimi aktual edhe pse shteti nuk është në nevojë emergjente siç ka qenë në kohën e UNMIK-ut në vitin 2000 në atë kohë janë lënë këto mundësi përndryshe partitë financohen nga donatorët klasorë ekonomik dhe partitë obligohen të i tregojnë se ka i marrin ato donacione e që në Kosovë kurrë nuk iu dihet, marrin fshehtas nga dy burime edhe paraja apo buxheti i qytetarëve edhe nga ndërmarrjet private. Ky absurd ekziston OJQ paguajnë tatime si biznese që është plotësisht e padrejtë e partitë madje financohen nga shteti ky është absurd”, përfundoi, Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat