A i duhet Kosovës njohja nga Serbia, pa kërkuar falje për krimet e luftës?

Politika

A i duhet Kosovës njohja nga Serbia, pa kërkuar falje për krimet e luftës?

Nga: G.B Më: 16 shtator 2019 Në ora: 22:04
Florian Dushi

Njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Serbisë është përmendur shpesh dhe madje është parë si një gjë që duhet të arrihet nga dialogu me Serbinë.

Por, a i duhet Kosovës njohja nga Serbia, derisa nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës?

Lidhur me këtë, kandidati për deputet nga LDK, Florian Dushi, ka thënë se njohja i duhet por jo domosdoshmërisht, derisa shton se i duhet për shkak të proceseve eurointegruese.

“Po, por jo domosdoshmërisht. Personalisht mendoj që edhe Serbisë i duhet mbyllja e kësaj çështjeje, konkretisht njohja e Kosovës dhe atë për shkak të proceseve eurointegruese në të cilat ajo është futur e që rregullimi i marrëdhënieve me Kosovën është një prej kushteve më të rëndësishme që i janë vënë asaj nga ana e BE-së”, është shprehur ai.

Sipas Dushit, Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës për krimet që i ka bërë dhe të jap përgjigje për fatin e personave të pagjetur.

“Përveç kësaj, Serbia duhet që gjithsesi t’i kërkojë falje Kosovës për krimet me përmasa gjenocidale që ajo ka kryer në Kosovë, por para kësaj ajo duhet të jap përgjigje për fatin e mbi një mijë personave të vrarë e të zhdukur për të cilët akoma nuk kemi ndonjë përgjigje e që Kosovës dhe familjarëve të tyre po iu qëndron si plagë e rëndë edhe njëzet vite pas luftës”, ka deklaruar Florian Dushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat