PDK-ja ka filluar t’i bëj gati karriget e opozitës

Politika

PDK-ja ka filluar t’i bëj gati karriget e opozitës

Nga: Diana Bunjaku Më: 17 shtator 2019 Në ora: 14:36
PDK

PDK-ja e ka kuptuar humbjen tashmë andaj edhe ka filluar t’i bëj gati karriget e opozitës. Kështu ka vlerësuar Gazmend Islami, kandidat i VV-së për deputet, i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se për PDK, ka ardhur koha që ta shijojnë politikën opozitare, dhe të japin llogari për atë, se çfarë kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve.

“Unë e vlerësojë listën e tyre me njerëz të rinj dhe jo të përfshirë në aktakuza, mirëpo ata të vjetrit që po mundohen të fshehën dhe të zhdukën pas sloganit të rrejshëm “jo korrupsion”, do të japin llogari para gjykatave të drejta, që do t’i sjellë Lëvizja Vetëvendosje pas datës 7 tetor, ku do të jemi fitues absolut në zgjedhje”, është shprehur Gazmend Islamin, kandidat i VV-së për deputet .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat