Smaka: Ujku kërkon mjegull

Politika

Smaka: Ujku kërkon mjegull

Nga: A.M. Më: 17 shtator 2019 Në ora: 22:50
Profesori Riza Smaka

Profesori Riza Smaka, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, pret që në zgjedhjet e 6 tetorit të ketë parregullsi, pasi që sipas tij, klasa politike nuk është e gatshme për organizim të zgjedhjeve të rregullta.

“Edhe në zgjedhjet e parakohshme që priten pashmangshëm do të ketë parregullsira madje jo të pakta. Kjo nga fakti se klasa politike nuk është e gatshme për organizim të zgjedhjeve të rregullta, të drejta e tëpërgjegjshme nga se "ujku kërkon mjegull' asaj i përshtatet  situata ca me nebuloze. Në klimën nebuloze eksponente politike që kanë para të shumta, por te pista të fituara paligjshëm gjatë luftës, pas luftës, me tendera e me privatizime diskutabile, kanë mundësi edhe për të përfituar votues madje në mënyra të ndryshme dhe për të spekuluar me  numra të votave”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Sa i përket Listave, profesori është shprehur se do të duhej që të përditësoheshin rregullisht, dhe për këtëështë përgjegjëse KQZ-ja si dhe administrata publike.

“Listat zgjedhore do të duhej të përditësoheshin rregullisht dhe për defektet në ato lista ështëpërgjegjëse KQZ-ja si dhe administrata publike përkatëse. Ne vendin tone deri sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi për dështime të tilla as të tjera ndaj edhe veprohet papërgjegjshëm. Në lista të kandidateve për këto zgjedhje të përgjithshme, kurrsesi nuk do të duhej të radhiteshin ish deputetet që patën votuar copëtimin e territorit të Kosovës nëpërmjet humbjes se paarsyeshme e të panevojshme të mbi 8000 hektarëve të saj as kandidatë që ndodhen në procese prokuroriale e aq me pak ata e ato që ndodhen në proces gjyqësorë. Spekulimet me  bizare praktikohen të  bëhen në disa subjekte politike përbrendatyre ashtu qëpadrejtësisht favorizohen të privilegjuarit e liderëve partiake e disfavorizohen tjerët që  "nuk janë fleksibil", ka potencuar Smaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat