“BE nuk mund ta integroj rajonin...” - Bota Sot
“BE nuk mund ta integroj rajonin...”

Politika

“BE nuk mund ta integroj rajonin...”

Nga: D. B Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:51
Leon Duhanaj

Çështja e dialogut po shkon drejt epilogut përfundimtarë, kjo për faktin se SHBA me z. Pallmer ka emëruar një emisarë i cili do të ketë rol aktiv në dialog.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Leon Duhanaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se BE me emërimin e një emisari për dialog, dërgon sinjale të çarta rreth çështjes.

Sipas tij, në këtë rast ata do të bëjnë përpjekje që kjo çështje të përmbyllët sa me parë.

“Për BE është me rëndësi që rajoni të mos ketë probleme në mënyrë që të procedohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor. BE nuk mund ta integroj rajonin, nëse vazhdon të ketë probleme, prandaj do të bëjnë përpjekje që ta shtyjnë përpara agjendën e dialogut. Për mendimin tim, edhe vetë shtetet si Kosova dhe Serbia, kanë interes ta përmbyllin ketë çështje. Megjithatë, mendoj se nuk është çështje që duhet të bëhet me çdo kusht me nguti. Sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën e cila ka bërë kompromise të vazhdueshme dhe nuk ja vlen asnjë marrëveshje e cila e deformon të ardhmen e vendit”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...