Paralajmëron analisti politik: Duhet të bëhet një ndryshim i menjëhershëm, ndryshe do të vazhdojmë të vuajmë

Politika

Paralajmëron analisti politik: Duhet të bëhet një ndryshim i menjëhershëm, ndryshe do të vazhdojmë të vuajmë

Nga: D.B Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Drejtësia në Kosovë në 20 vitet e fundit ka qenë një hallkë e sistemit të kontrolluar  dhe të keqpërdorur thuajse se nga të gjithë ata që kanë qenë në pushtet deri më tani. Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve juridike e politike, ku sipas tyre deri në shpalljen e pavarësisë drejtësia është keqpërdorur dhe nga të huajt, në këtë rast nga UNMIK-u.

Sipas tyre, Kosovës i duhet Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët, konsiderohet si hapi i parë për të shkundur drejtësinë nga prokurorë të korruptuar dhe të lidhur me politikën.

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se Kosovës i duhet Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët, si hapi i parë për të shkundur drejtësinë nga prokurorë të korruptuar dhe të lidhur me politikën.

Sipas tij, sekuestrimi i pasurisë së fituar në mënyrë të pandershme dhe do të jepte mesazh edhe tek prokurorët tjerë që mos të guxojnë të përfitojnë në mënyrë të pandershme.

Image
Faton Mehmeti

“Rritja e pagës për prokurorët dhe gjyqtarët, si dhe largimi i largove të politikës nga drejtësia dhe një  varg reformash tjera, vetëm sa do të jepnin besim dhe zemër tek drejtësia që të merr vendime të drejta, pavarësisht se kush është personi përballë saj. Ndryshe do të vazhdojmë të vuajmë nga padrejtësitë të cilat kanë shkaktuar dëshpërim tek qytetarët që po ikin nga vendi”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat