Ilir Ferati: LDK fituese e zgjedhjeve, Vjosa Osmani kryeministrja e ardhshme e Republikës së Kosovës - Bota Sot
Ilir Ferati: LDK fituese e zgjedhjeve, Vjosa Osmani kryeministrja e ardhshme e Republikës së Kosovës

Politika

Ilir Ferati: LDK fituese e zgjedhjeve, Vjosa Osmani kryeministrja e ardhshme e Republikës së Kosovës

Nga: G.B Më: 18 shtator 2019 Në ora: 20:28
Vjosa Osmani dhe Ilir Ferati

Mban numrin 55 në listën për deputetë të LDK-së, në zgjedhjet e 6 tetorit. Ilir Ferati është djali i ish kryetarit të Istogut, Fadil Ferati. Si anëtari i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, Ferati synon postin e deputetit, që të përfaqësojë qytetarët e Istogut. Iliri thotë se nuk mund ta zë vendin e babait të tij, por që nuk do i ndahet mësimeve dhe rrugës së tij, derisa ndihet më përgjegjës ndaj qytetarëve, pasi është djali i Fadilit. Ai është i bindur se LDK do të dalë fituese në zgjedhje dhe se Vjosa Osmani do të jetë kryeministrja e ardhshme e Republikës së Kosovës. Sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm paszgjedhor, ai thotë se preferon të mos ketë me PDK-në. Ndërsa, në lidhje me dialogun, Ferati vlerëson se duhet të vazhdojë nën udhëheqjen e kryeministres Vjosa Osmani.

“Bota sot”:  Jeni kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës. Pse vendosët t’i futeni kësaj gare?

Ilir Ferati: Jam pjesë e strukturave të LDK-së dhe angazhimeve politike qysh në rininë e hershme dhe për momentin jam anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe anëtar i kryesisë së LDK-së, dega në Istog. Mendoj që ka qenë një proces i natyrshëm, dhe me përfshirjen e të rinjve të LDK-së në garën për deputet, jam nominuar dhe votuar unanimisht nga kryesia e degës së LDK-së në Istog që të jem kandidat që do ta përfaqësoj Istogun në Parlamentin e Republikës!

“Bota sot”: Jeni djali i ish kryetarit të Istogut, z.Fadil Ferati. A po e ndiqni rrugën e tij dhe a ka qenë dëshirë e tij që ju të merreni me politikë?

Ilir Ferati: Vendin e tij nuk mund ta zë. Mirëpo të qenit djali i Fadilit, duke marrë parasysh  që përkrahjen që ai e gëzonte tek qytetarët e Istogut, normalisht që më bën më  përgjegjës ndaj qytetarëve. Jam rritur dhe edukuar nga babi në atë mënyrë që gjithmonë të jem i sinqertë dhe fjalën e dhënë ta mbaj - dhe ashtu do mbetem  gjithmonë! Mësimeve dhe rrugës së tij nuk do i ndahem asnjëherë, dhe në politikë gjithmonë do jem në shërbim të qytetarit, siç ka qenë Fadili!

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën kombëtare "Bota sot")

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...