Vjen goditja e rëndë për Daut Haradinajn, pas përplasjeve me Isa Mustafën - Bota Sot
Vjen goditja e rëndë për Daut Haradinajn, pas përplasjeve me Isa Mustafën

Politika

Vjen goditja e rëndë për Daut Haradinajn, pas përplasjeve me Isa Mustafën

Nga: N.H Më: 18 shtator 2019 Në ora: 23:01
Daut Haradinaj dhe Isa Mustafa

Gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, iu është kundërpërgjigjur Daut Haradinajt të AAK-së lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, pasi që ky i fundit tha se ideja për shkëmbim me territore kishte nisur në kohën kur Mustafa kishte qenë kryeministër i Kosovës.

Lidhur me këtë, Binak Maxharraj, njohës i politikës në vend, ka thënë se në këtë kohë, janë të natyrshme edhe drejtimi i shigjetave midis kundërshtarëve politik.

“Është kohë fushate, janë të natyrshme edhe drejtimi i shigjetave midis kundërshtarëve politik, secili tenton të ofendon kundërshtarin. Kjo është loja politike para zgjedhjeve kur tentohet t’ia hedhë njeri-tjetrit. Veç kanë filluar përplasjet midis partive dhe kandidatëve të tyre. Por, ka edhe ofendime llojesh të ndryshme. Përplasje ka edhe midis PDK-së më partitë e gjera, sepse kjo parti e demonëve të tërbuar është duke tentuar ta shpëtojë lëkurën vet së cilës nuk do të arrijnë sepse e ka marrë teposhtëzën e s’ka kush e ndal”, ka thënë Maxharraj.

Ai gjithashtu foli edhe për përplasjen Kurti-Osmani, për çka edhe ka një thirrje.

Image
Binak Maxharraj

“Ka filluar edhe përplasja midis liderëve deri dje në opozitë, pra midis Kurtit dhe Osmanit që e konsiderojë jo të ndershme, sepse këto dy parti edhe në fushatë duhet të ruhen, nëse vërtet dëshirojnë që pas zgjedhjeve ta marrin barrën për të dërguar PDK-në në kosh dhe për ta drejtuar vendin dinjitetshëm”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke komentuar deklaratën e Daut Haradinajt, Maxharraj thekson se Qeveria e Isa Mustafës nuk është përzier në lojërat mafioze serbo-ruse të udhëhequra nga presidenti Hashim Thaçi.

“Por, këtu duhet veçuar një përplasje jo e pastër, jo e ndershme, por tendencioze midis Daut Haradinajt i cili pa kurrfarë baze e sulmon LDK-në e posaçërisht liderin e saj Isa Mustsfën duke i thënë se loja për luajtjen e kufijve ndodhi gjatë qeverisjes se Isa Mustafës. Kjo nuk e vërtetë, sepse Qeveria e Isa Mustafës nuk është përzier në lojërat mafioze serbo-ruse të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi i cili dialogut më Serbinë i ka hyrë në krye në vete, jashtëligjshëm, por edhe me mandat të uzurpuar”, ka shpjeguar Maxharraj.

Maxharraj nënvizon se Daut Haradinaj tashmë është zënë në lajthitje dhe nuk duhet më ia zënë për të madhe se çfarë deklaron.

“Tek e fundit Harajdinaj i riu duhet t’i di këto gjera pasi partia e tij ishte në PAN dhe me Pronto mafinë. Dihet mirëfilli se LDK dhe Isa Mustafa kurrë nuk janë deklaruar pro lajthitjeve të territoreve. Më këtë rast Harajdinaj i riu është zënë në lajthitje të cilit nuk duhet më ia zënë për të madhe sepse ai aq sa dinë edhe fletë”, ka përfunduar prof. dr. Binak Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...