Qeveria e Isa Mustafës nuk është përzier në lojërat mafioze serbo-ruse - Bota Sot
Qeveria e Isa Mustafës nuk është përzier në lojërat mafioze serbo-ruse

Politika

Qeveria e Isa Mustafës nuk është përzier në lojërat mafioze serbo-ruse

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 19 shtator 2019 Në ora: 16:32
Hashim Thaçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Ende po vazhdon përplasja për idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga Thaçi-Haradinaj, vëmendja tashmë ka kaluar tek Mustafa-Haradinaj.

Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit në largim, ka thënë se ka dyshime se ideja për shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë s’është produkt i kësaj qeverie, duke aluduar kështu te Qeveria e Isa Mustafës.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur Daut Haradinajt të AAK-së duke thënë se ideja për korrigjim kufijsh nuk është trajtuar asnjëherë në kohën sa ai ka qenë kryeministër i vendit.

“Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.

Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj”, ka deklaruar Mustafa.

Ai tutje është shprehur se Daut Haradinaj duhet të ketë një minimum etike dhe sinqeriteti kur jep deklarata të tilla.

“E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Pas këtyre përplasjeve, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës konsiderojnë se ndarjen e Kosovës e parandaloi opozita, në ballë me partinë e tyre. Ndërsa, bëjnë me dije se personi që rrezikoi vendin ishte kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, kur i japi mandatin e tij kushtetues presidentit Hashim Thaçi.

Nga ana tjetër, analistët e zhvillimeve politike në vend, deklarojnë se Qeveria e Isa Mustafës nuk është përzier në lojërat mafioze serbo-ruse të udhëhequra nga presidenti Hashim Thaçi.

Gecaj: Është vet Ramush Haradinaj, ai i cili rrezikoi kufijtë - LDK e parandaloi!

Bajram Gecaj, ish-këshilltar i Isa Musatafës, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se AAK-së dhe Daut Haradinajt nuk u ka mbetur tjetër përpos populizmit folklorik me taksën dhe mashtrimit se ata mbrojtën kufijtë e Kosovës.

Image
Bajram Gecaj

Sipas Gecajt, është vet kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ai i cili rrezikoi kufijtë kur i japi mandatin e tij kushtetues presidentit aktual.

“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e rrjedhimisht edhe Daut Haradinajt, nuk u ka mbet “rrem” tjetër për të cilin do të mbaheshim, pos populizmit folklorik, tarifës (taksës) dhe mashtrimit se ata mbrojtën kufijtë e Kosovës. Në të vërtetë është vet kryeministri Haradinaj, ai i cili rrezikoi kufijtë, kur i japi mandatin e tij kushtetues presidentit Hashim Thaçi, e që së voni e vërtetoi edhe Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Gecaj.

Tutje, Gecaj ka shpjeguar se ndarjen e Kosovës e parandaloi opozita në ballë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ai na tha në fillim të mandatit të tij se ishte presidenti Thaçi ai i cili duhej të merrej me çështjen e dialogut. Ndarjen e Kosovës e parandaloi opozita në ballë me LDK-në. Ashtu siç edhe e tha kryetari Mustafa, këto veprime jo-etike provojnë sa larg mund të shkojnë njerëzit e tillë për të marrë pushtet”, ka thënë anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, për gazetën “Bota sot”.

Maxharraj: Harajdinaj i riu është zënë në lajthitje

Binak Maxharraj, njohës i fushës së politikës, ka thënë se në këtë kohë , janë të natyrshme edhe drejtimi i shigjetave midis kundërshtarëve politik.

Image
Binak Maxharraj

“Është kohë fushate, janë të natyrshme edhe drejtimi i shigjetave midis kundërshtarëve politik, secili tenton të ofendon kundërshtarin. Kjo është loja politike para zgjedhjeve kur tentohet t’ia hedhë njeri-tjetrit. Veç kanë filluar përplasjet midis partive dhe kandidatëve të tyre. Por, ka edhe ofendime llojesh të ndryshme. Përplasje ka edhe midis PDK-së më partitë e gjera, sepse kjo parti e demonëve të tërbuar është duke tentuar ta shpëtojë lëkurën vet së cilës nuk do të arrijnë sepse e ka marrë teposhtëzën e s’ka kush e ndal”, ka thënë Maxharraj.

Ai gjithashtu foli edhe për përplasjen Kurti-Osmani, për çka edhe ka një thirrje.

“Ka filluar edhe përplasja midis liderëve deri dje në opozitë, pra midis Kurtit dhe Osmanit që e konsiderojë jo të ndershme, sepse këto dy parti edhe në fushatë duhet të ruhen, nëse vërtet dëshirojnë që pas zgjedhjeve ta marrin barrën për të dërguar PDK-në në kosh dhe për ta drejtuar vendin dinjitetshëm”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke komentuar deklaratën e Daut Haradinajt, Maxharraj thekson se Qeveria e Isa Mustafës nuk është përzier në lojërat mafioze serbo-ruse të udhëhequra nga presidenti Hashim Thaçi.

“Por, këtu duhet veçuar një përplasje jo e pastër, jo e ndershme, por tendencioze midis Daut Haradinajt i cili pa kurrfarë baze e sulmon LDK-në e posaçërisht liderin e saj Isa Mustsfen duke i thënë se loja për luajtjen e kufijve ndodhi gjatë qeverisjes se Isa Mustafes. Kjo nuk e vërtetë, sepse Qeveria e Isa Mustafës nuk është përzier në lojërat mafioze serbo-ruse të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi i cili dialogut më Serbin i ka hyrë në krye në vete, jashtëligjshëm, por edhe me mandat të uzurpuar”, ka shpjeguar Maxharraj.

Maxharraj nënvizon se Daut Haradinaj tashmë është zënë në lajthitje dhe nuk duhet më ia zënë për të madhe se çfarë deklaron.

“Tek e fundit Harajdinaj i riu duhet t’i di këto gjera pasi partia e tij ishte në PAN dhe me Pronto mafinë. Dihet mirëfilli se LDK dhe Isa Mustafa kurrë nuk janë deklaruar pro lajthitjeve të territoreve. Më këtë rast Harajdinaj i riu është zënë në lajthitje të cilit nuk duhet më ia zënë për të madhe sepse ai aq sa dinë edhe fletë”, ka përfunduar prof. dr. Binak Maxharraj.

Krasniqi: Jemi në kohë të fushatës parazgjedhore, joserioze deklaratat e Haradinajt

Image
Faik Krasniqi

Ndërsa, nga ana tjetër, analisti Faik Krasniqi, është shprehur se asgjë që thuhet në këtë kohë fushatë nuk duhet të merret parasysh, pasi sipas tij, sikur një gjë të ishin bërë para zgjedhjeve çdo gjë do të ishte më e besueshme.

“Jemi në kohë fushate parazgjedhore. Gjithçka që thuhet tash nuk duhet të merren seriozisht. As premtimet e tyre të gënjeshtra, por as akuzat dhe kundër-akuzat. Sikur të ishin bërë para zgjedhjeve çdo gjë do të ishte e besueshme”, tha fillimisht ai për gazetën “Bota sot”.

Mes të tjerave Krasniqi ka deklaruar se nuk i beson këtyre deklarimeve të Daut Haradinajt.

“Nesër të gjithë këta liderë dhe parti mund të bëhen bashkë në qeverisje për hir të interesave personale, dhe po harrojnë se çfarë po i thonë njeri-tjetrit. Këta nuk i marrë seriozisht, sepse këta as vetvetes nuk i besojnë”, ka thënë krejt në fund analisti Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...