Ramiz Lladrovci dhe kandidatët për deputet të PDK-së, në foto me autorin e “masakrës” së Drenasit

Politika

Ramiz Lladrovci dhe kandidatët për deputet të PDK-së, në foto me autorin e “masakrës” së Drenasit

Nga: N.Sh Më: 19 shtator 2019 Në ora: 20:54
PDK-ja në fotografi me Skënder Gjelin

Ishte dita e pavarësisë së Kosovës, kur me 17 shkurt 2018, kishte ndodhur në "masakër" që tronditi Drenasin.

Gjashtë të rinj u plagosën pas një përleshje që ndodhi në Drenas.

Për këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë vendim për masën e paraburgimit të Skënder Gjelit (1960) nga Likoshani i Drenasit, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë në tentativë, mbajtje në pronësi të paautorizuar dhe pa leje të armës, si dhe Halit Topallit, Shaip Topallit, Mendrit Topallit, Fadil Topallit, Arbenit Topallit dhe Lirim Topallit nga Baica e Drenasit për veprën penale lëndim i rëndë trupor gjatë incidentit që kishte ndodhur me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës në Drenas.

Incidenti ka ndodhur për shkak të mos marrëveshjeje të mëhershme ndërmjet dy familjeve.

I dyshuari Skënder Gjeli kishte shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur Mendrit Topallin, Fadil Topallin, Arbenit Topallin dhe Lirim Topallin, ndërkohë që edhe vetë Skënder Gjeli, Shaip Topalli dhe Halit Topalli ishin lënduar me mjete të forta gjatë përleshjes fizike.

Ndërsa sot, Gjeli është parë në një fotografi me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin dhe kandidatët për deputet të PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj Kadri Veseli po premtojnë se do ta luftojnë korrupsionin duke premtuar kështu rend dhe ligj për qytetarët e Kosovës, mirëpo sot e shkelën premtimin e tyre ende pa filluar mirë fushatën. Ata janë fotografuar me të dyshuarin kryesor për "masakrën" e ndodhur në Drenas ku tronditi tërë Kosovën.

Është për çudi fakti se si një i dyshuar për tentim vrasje tashmë është liruar nga paraburgimi, ndërsa të plagosurit kanë mbetur me pasoja të rënda shëndetësore.

Skëndër Gjeli është me profesion roje pylli, sipas deklaratës së dhënë në Polici ai kishte mohuar se i njeh djemtë e familjes Topalli.

Kam dalë dhe i kam parë këta djemtë duke ardhur ndërsa unë isha duke u afruar tek kafja ‘Peshkopia’, më kanë shikuar dhe, meqë unë jam pylltar, kam menduar ‘pse po më këqyrin, mos është ndonjë palë prej punës’, dhe të gjithë ata ishin në këmbë, kanë shkuar tek kerret, i kanë ndezur kerret dhe më kanë përcjellë”, ka thënë Gjeli në deklaratën e tij.

Gjeli rrëfen sesi pasi nuk ka hyrë në restorant, ai është ndjekur nga këta djem.

Ja deklarata e plotë:

“Kur jam kthyer, kur kam dalë tek rruga për parking, këta janë afruar me veturë dhe njëra veturë i ka dhënë pak shllajf ashtu i dyti kerr, i treti dhe i katërti dhe kanë shkuar tek rrethi ku kanë bërë një xhiro ndërsa unë, kur kam dalë tek telat e shkollës për të shkuar tek barnatorja, veturën e parë e kanë zatetur në qosh të shkollës dhe më kanë zënë rrugën. Unë nuk kam pas kah të shkoj, dhe as që e kam ditë se kush janë apo nga janë dhe vetëm këtu kam kuptuar kush janë këta. Dhe, pasi që i kanë ndalur kerret, kanë dalë prej kerreve, dhe kur i kam pa katër kerre… nuk më kujtohen se çfarë kerresh kanë qenë. Kur ma kanë ndaluar rrugën dhe kanë dalë prej kerrit, e kam nxjerrë revolen për t’u mbrojtur dhe kam gjuajtur në drejtim të kerrit të parë, ndërsa tjerat kanë qenë rend dhe kam gjuajtur vetëm për toke për t’ju treguar se kam armë dhe nuk kam gjuajtur për t’u vrarë, por për t’i frikësuar që të mos më sulmojnë, ndërsa kur më kanë goditur dhe kam vërejtur se e kam kokën e lagur prej gjakut, në atë moment nuk kam parë pare prej gjakut dhe kam gjuajtur me revole por nuk e di se kah kam gjuajtur. Unë asnjëherë në jetë deri më sot nuk kam pas asgjë të keqe me ta”.

Ai thotë të mos ketë pasur asnjëherë problem me ta dhe se ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tyre vetëm në momentin kur e kanë goditur atë. Gjeli po ashtu tregon se armën, të cilën e ka përdorur, e ka pa leje ndërsa thekson se e mban me vete për shkak të sigurisë meqenëse punon në terren vazhdimisht.

Ndërsa rrëfimi i djemve të familjes Topalli është i ngjashëm. Por njëri nga ta, Halit Topalli i ka thënë policisë se më herët disa fëmijë të familjes së tyre kanë pasur një problem të vogël në shkollë me fëmijët e familjes Gjeli.

Ja deklarata e plotë e tij:

“Atë ditë kemi dalë në Drenas, na ka përcjellë tani i pandehuri që është prezent këtu, pasi që nuk e kam njohur, ndërsa ky kishte qenë me ata djemtë që kishin pas problem me djemtë e axhës tonë dhe na është afruar ky vetëm dhe i ka lëshuar dy kerret e para ndërsa në kerrin e tretë ka tentuar t’i ndalë dhe i ka gjuajtur me revole dhe kur kemi dalë ne prej veturës, unë kam dalë dhe i kam piskatë ‘mos se na vrave, na mbyte të gjithëve’, ndërsa nuk e di se kush më ka goditur apo lënduar sepse në asnjë mënyrë nuk mund të kujtohem”, ka deklaruar i pandehuri Halit Topalli, ndërsa kur pyetet se a ka pasur diçka në dorë me të dalë nga vetura, ai deklaron: “Nuk e di, nuk më kujtohet”.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat