Juristi tregon se kush duhet ta udhëheq dialogun me Serbinë

Politika

Juristi tregon se kush duhet ta udhëheq dialogun me Serbinë

Nga: G.B Më: 20 shtator 2019 Në ora: 14:47
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani ka thënë se dialogu  udhëhiqet nga qeveria e jo nga presidenti apo grupet negociatore, të cilat i ka quajtur artificiale.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se është temë komplekse dhe liderët nuk kanë guxim për një dialog të tillë.

“Është shumë komplekse kjo temë. Së pari Vjosa ka problem me përvojën pastaj shumica e liderëve kanë problem me guximin për të filluar një dialog kontravers që duhet të sjellë një rezultat përfundimtar. Kjo nuk është temë për tu lavdëruar dhe për të sjellë vetëm një fjalor impresiv elektoral çështje të tilla janë shumë komplekse për diplomat dhe shtete ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, kryeministri do t’i ketë kompetencat me Kushtetutë.

“Është një bindje e përgjithshme që Vjosa nuk mund të zgjidhë këtë problem pra këtë dialog, normal që kryeministri do të ketë kompetenca se është e caktuar me Kushtetutë”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat