Rrëfimi i Saim Tahirajt: Kolonelin e vrau dora e zezë e bandave të kuqe me frymëzim në Moskë e Beograd

Politika

Rrëfimi i Saim Tahirajt: Kolonelin e vrau dora e zezë e bandave të kuqe me frymëzim në Moskë e Beograd

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 21 shtator 2019 Në ora: 08:24
Kolonel Ahmet Krasniqi

Bëhen 21 vite nga vrasja e ish-ministrit të parë të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi. Pavarësisht gjithë këtyre viteve të kaluara, deri tash asnjë gjykatë as në Kosovë as në Shqipëri, nuk e ka dënuar askënd për vrasjen e tij.

Organet e drejtësisë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë kanë dështuar të gjejnë vrasësit e Kolonel Ahmet Krasniqi.

Ish-bashkëpunëtori i Kolonel Krasniqit, Saim Tahiraj, në një rrëfim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nata e 21 shtatorit ishte nata më e kobshme për mbarë kombin shqiptar.

Image
Saim Tahiraj

Tahiraj ka thënë se, dora e zezë e bandave të kuqe që frymëzimin e kanë në Moskë dhe Beograd e kryen aktin më mizor.

“Është një ditë e veçantë për mua, ditë që më sjellë kujtime të cilat më mbushin me mall dhe dhembje, por edhe me krenari. Nata e 21 shtatorit ishte natë e kobshme për mua dhe për mbarë kombin shqiptar. Ishte nata që veshi me zi mbarë gjeografin shqiptare, por edhe me turpin e tradhtisë që kurrë nuk do i shlyhet shtetin shqiptar. Nata e kobshme e 21 shtatorit na e mori njeriun e madh, patriotin dhe ushtarakun e lartë kolonel Ahmet Krasniqin. Dora e zezë e bandave të kuqe që frymëzimin e kanë në Moskë dhe Beograd e kryen aktin më mizor që Tiranën e mbuloi me turpin e tradhtisë”, është shprehur Tahiraj, për gazetën “Bota sot”.

Tahiraj tutje për gazetën “Bota sot”, ka rrëfyer edhe se si e ka njohur kolonelin, përderisa ka thënë se sa herë që vjen 21 shatori, zemra e tyre mbushet me mall, ndërsa bashkë me të rikthehet edhe dhimbja.

Ai gjithashtu shpjegon se ata që urdhëruan ta vrasin kolonel Ahmet Krasniqin, janë në majat e pushtetit në Tiranë dhe Prishtinë.

“Kjo farë e keqe që na u mboll nga Moska dhe Beogradi që nga lufta e dytë botërore nuk pushojë së reshturi duke likuiduar kokat më të ndritura të popullit shqiptar. Kjo farë e keqe nuk u ngop për 50-të vite me gjak shqiptari në të dy anët e kufirit, por vazhdojë edhe në luftën e fundit dhe pas saj. Ahmet Krasniqin e njoha dhe i shërbeva me besnikërinë më të madhe. E ndofta si një burrë të besës dhe fjalës, si një profesionist që nuk e pati dhe ende nuk e ka Kosova. E kujtojë sot me respektin më të lartë për vlerat e larta patriotike dhe njerëzore”.

“Sa herë që vjen 21 shatori zemra na mbushet me mall, por edhe dhembja na rikthehet. Ata që urdhëruan ta vrasin janë në majat e pushtetit në Tiranë dhe Prishtinë, ndërsa ekzekutuesin që e paguan e likuiduan për të humbur gjurmë”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu kërkon që të pastrohen të gjitha institucionet që i kanë uzurpuar, ato të drejtësisë, dhe sigurisë, pasi vetëm me institucione të pastra mundë të fillojë  hetimi dhe zbulimi i këtyre bandave, dhe dënimi i tyre.

“Të kërkohet ndriçimi i fakteve dhe zbulimi urdhërdhënësve nga ata që vet janë urdhërdhënësit, është më tepër se hipokrizi. Populli shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë duhet të bashkohet më tepër se kurrë dhe t’i largon nga pushteti këto banda kriminale në Tiranë dhe Prishtinë. Të pastrohen të gjitha institucionet që i kanë uzurpuar, edhe ato të drejtësisë, dhe sigurisë. Vetëm me institucione të pastra mund të fillon hetimi dhe zbulimi i këtyre bandave, dhe dënimi i tyre”, ka përfunduar ish-bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit, Saim Tahiraj, për gazetën “Bota sot”.

Ish-ministri i parë i Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi u vra në Tiranë me 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate.

Në atë kohë në Shqipëri në pushtet ishin socialistët, ndërkaq Sali Berisha kishte akuzuar shërbimin inteligjent shqiptar si të përfshirë në këtë vrasje.

Akuza kishte se ai u vra edhe nga LPK-istët, pasi u tha se u pengonte veprimtaria e tij prej një institucionalisti.

Kujtojmë se eshtrat e ish-ministrit të parë të Mbrojtjes në Kosovë, Kolonel Ahmet Krasniqit, u kthyen në Kosovë vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat