Ramush Tahiri flet për planin e Veselit për zyrtarët që dëmtojnë buxhetin e Kosovës

Politika

Ramush Tahiri flet për planin e Veselit për zyrtarët që dëmtojnë buxhetin e Kosovës

Nga: G.B Më: 21 shtator 2019 Në ora: 16:07
Ramush Tahiri

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili është kandidat për kryeministër ka planin për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Ndër të tjera, ky plan parasheh që tash e tutje zyrtarët, të cilët me dashje apo pa dashje e dëmtojnë buxhetin e Kosovës, një pjesë të këtij dëmi ta paguajnë ata vet.

Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri, ka thënë për gazetën “Bota sot” se lufta antikorrupsion bëhet me ligj përmes Kuvendit dhe e quan demagogji fushatën që nuk bazohet në ligje.

“Lufta antikorrupsion bëhet me ligj. Kuvendi është dashur të nxjerr ligjet e nevojshme për parandalimin, pengimin, dënimin, e korrupsionit dhe për sanimin e pasojave të shkaktuara nga korrupsioni. Fushata që nuk bazohet në ligje dhe në politikat ligjore duket si demagogji”, është shprehur ai.

Tahiri thotë se ligji parashikon që pasuria e fituar në mënyrë të korruptuar të merret, por shteti duhet të krijojë kushte që të ketë drejtësi e gjyqësi të pavarur.

“Ligji edhe ashtu parashikon që pasuria e fituar në mënyrë korruptive të merret dhe palët e dëmtuara të dëmshpërblehen. Pra politikat duhet të zbatohen dhe shteti të krijon kushtet në drejtësi e gjyqësi e prokurori të paanshme e të pavarur”, ka deklaruar Ramush Tahiri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat