Diaspora do të vendos për fituesin në zgjedhjet e 6 tetorit

Politika

Diaspora do të vendos për fituesin në zgjedhjet e 6 tetorit

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 22 shtator 2019 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Dy javë kanë mbetur dhe po vije dita e madhe kur qytetarët e Kosovës mund të vendosin për fatin e vendit të tyre, përmes votës, që është më e rëndësishme se kurrë në këto zgjedhje.

Padyshim që dy partitë që po konsiderohen favorite atje dhe njëra nga to do të del fituese, është Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Pothuajse në çdo sondazh, LDK-ja dhe Vetëvendosja janë dy partitë që “garojnë” ashpër në sondazhe dhe diferenca e fituesit është shumë e vogël. Kështu pritet të ndodh edhe më 6 tetor, por kësaj radhe pritet ta bëjnë diferencën mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në të gjitha vendet e botës.

42.000 mijë votues nga diaspora janë regjistruar në KQZ, ndërsa mbi 30.000 pritet që të jenë vet prezent më 6 tetor në Kosovë, për t’i ndihmuar Kosovës të ndryshojë për të mirë.

Pra, rreth 70.000 votues nga diaspora janë mobilizuar dhe për herë të parë që dy dekada, është ky numër kaq i madh nga mërgimtarët tanë që do të vendosin për fituesin në zgjedhje.

Madje, ata do ta bëjnë edhe diferencën e fituesit, varësisht se për kë votojnë, mirëpo shumica nga ta janë deklaruar se do ta votojnë njërën nga partitë, LDK-në ose Vetëvendosjen.

Sigurisht që vota e tyre është e mirëpritur në Kosovë, pasi ata qe 20 vite kanë qenë shtyllë kryesore e ekonomisë dhe të të ardhurave të Kosovës, më shumë se sa vet qeveritë që kanë qenë në pushtet qe sa vite. Në statistikat vjetore, në Kosovë derdhen qindra miliona euro nga mërgata e Kosovës.

Ndonëse partitë politike e kanë nuhatur këtë fluks të votueseve nga diaspora, ata gjithashtu kanë filluar që të bëjnë fushatë të qytete të ndryshme të Evropës, madje Lëvizja Vetëvendosje ka bërë gati transportin pa pagesë të të gjithë mërgimtarëve që duan të vinë në Kosovë për të votuar.

Votimi nga diaspora me postë ka filluar nga 19 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat