Vjen goditja e rëndë për Kadri Veselin: Juristi i njohur ia rikujton se për çfarë akuzohet partia e tij

Politika

Vjen goditja e rëndë për Kadri Veselin: Juristi i njohur ia rikujton se për çfarë akuzohet partia e tij

Nga: N.H Më: 22 shtator 2019 Në ora: 19:44
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli po vazhdon me fushatën kundër korrupsionit, përkundër kritikave të mëdha nga pjesa tjetër e partive politike, shkruan gazeta “Bota sot”.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese në vend, Blerim Burjani duke e komentuar parafushatën e Kadri Veselit, ka thënë se kjo çështje është një gabim strategjik nga ana e PDK-së.

Sipas tij, asnjë parti nuk e përkrah këtë iniciativë dhe të gjithë e thonë njëjtë se PDK është pjesë e krimit dhe korrupsionit.

Image
Blerim Burjani

“Është gabim strategjik i PDK-së me u marr me këtë çështje, sepse të gjithë flasin se janë e pjesë e korrupsionit. Nuk është dashtë kështu të veproj kundër vetës Kadri Veseli, asnjë parti nuk e përkrah dhe të gjithë e thonë njëjtë se ata janë pjesë e krimit dhe korrupsionit si PDK, andaj është bërë një gabim strategjik”, ka thënë Burjani.

Mes tjerave, Burjani shprehet se partia e Veselit do të duhej ta përkrahte fillimisht Vettingun, e pastaj ta zgjeronte gamen e saj.

“Partia Demokratike e Kosovës është dashtë të thotë se do ta përkrah Vettingun, kjo do të mjaftonte si fillim pastaj me zgjeru gamen e aktiviteteve, pra nuk ka gjë prej kësaj teme që e kam stigmatizuar edhe me tej PDK-në si keqbërëse popullore. Ka shumë kritika edhe nga qytetarët për këtë pakt të Veselit”, është shprehur ai.

Në fund, ai nënvizon se kryetari i PDK-së duket të jetë i çuditshëm kur bënë propozime të matura dhe kontraproduktive.

Ndërsa, thekson se PDK akuzohet që 20 vjet gati për kapje të shtetit dhe institucioneve të drejtësisë.

“Vet Veseli duket të jetë i çuditshëm kur bënë propozime të matura dhe kontraproduktive, pra PDK akuzohet që 20 vjet gati për kapje të shtetit dhe institucioneve të drejtësisë”, ka përfunduar njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat