Krasniqi flet për rrezikun e “madh” nëse PDK-ja vije përsëri në pushtet – vetëm kjo parti e dërgon Kadri Veselin në opozitë

Politika

Krasniqi flet për rrezikun e “madh” nëse PDK-ja vije përsëri në pushtet – vetëm kjo parti e dërgon Kadri Veselin në opozitë

Nga: N.H Më: 23 shtator 2019 Në ora: 22:27
Kadri Veseli

Edhe pse kanë mbetur më pak se 15 ditë nga zgjedhjet e reja, rezultati i tyre po pritet të jetë i befasishëm e madje formimi i qeverisë po konsiderohet i paparashikueshëm. Pra, më 6 tetor të këtij viti pritet të “votohet” qeveria e ardhshme e Kosovës.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, ka folur rreth rrezikut që i vije Kosovës nëse PDK e Kadri Veseli përsëri do të vije në pushtet.

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partia e Kadri Veselit nuk është fajtore pse është në pushtet, sepse si çdo parti tjetër edhe kjo parti e synon gjithmonë pushtetin, mirëpo sipas tij, fajtore janë partitë tjera që ia mundëson PDK-së të qëndrojë në pushtet.

Image
Faik Krasniqi

“PDK-ja qysh në 2014 është dashur të shkojë në opozitë për shkak të keq-qeverisjes dhe për t’u reformuar, por ishte LDK-ja në atë kohë që për interesa partiake dhe personale të tyre, ja zgjatën jetën në pushtet kësaj partie. Pastaj në 2017-të AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja ishin ato parti që bashkëqeverisen me PDK-në dhe ngeli në pushtet. Gjithmonë dalin parti që i bëhen PDK-së bisht në qeverisje. PDK-ja nuk është fajtore pse është në pushtet, sepse si çdo parti tjetër edhe kjo parti e synon gjithmonë pushtetin. Fajtore janë partitë e lartpërmendura”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai është shprehur se vija e kuqe nga partitë politike ndaj PDK-së çdoherë vijnë për shkak të elektoratit, pasi për një gjë të tillë mund edhe të ndëshkohen.

Sipas Krasniqit, vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet PDK-ja përfundimisht do të jetë në opozitë.

“Para zgjedhjeve gjithmonë “zotohen” se “kurrë më m PDK-në”, për shkak të frikës nga ndëshkimi i elektoratit. Por, pas zgjedhjeve ato “zotime” bien poshtë, për shkak të lakmisë së pushtetit. Nëse PDK del partia e parë në zgjedhje, atëherë normal që ata do te ngelin prapë në pushtet, sepse ka dalë partia fituese. Nëse LDK del e para, kësaj partie nuk i besohet që nuk bëjnë koalicion me PDK siç kanë bërë në të kaluarën. Por, nëse LVV del partia e parë në zgjedhje, atëherë PDK-ja përfundimisht do ta kemi në opozitë”, ka deklaruar analisti Faik Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat