Juristi ua nxjerr të palarat partive politike: Ja çfarë thotë

Politika

Juristi ua nxjerr të palarat partive politike: Ja çfarë thotë

Nga: N.Sh Më: 26 shtator 2019 Në ora: 14:31
Ilustrim

Partitë politike në Kosovë edhe zyrtarisht kanë filluar fushatën e tyre zgjedhore.

Në këtë fushatë, nuk ka premtime sikurse në fushatat e kaluara që ishin masive dhe nuk zbatoheshin kurrë.

Kështu po vlerëson, juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, i cili thekson se, tash po përmbahen partitë nga premtimet e pakuptimta, por tash po përdoret një fjalor më i përgjithshëm sesa konkret se çfarë duhet të ndryshojë.

“Ende janë larg partitë nga profilizimi ekonomik dhe nuk janë real si dhe nuk ofrojnë vizion të qartë, p.sh., se ka do të shkoj ekonomia, a duhet përcaktim programor vetëm për NVM apo të lehtësohen vetëm ndërmarrjet e mëdha, pra janë të majtë a të djathtë. A duhet bërë shëndetësi publike me fonde sociale dhe qysh? Kosova mbetet i vetmi shtet në Evropë pa sigurime shëndetësore, pa kurrgjë, pa kartel dhe informata të sakta për pacient. Apo çështja e themelimit të Bankës komerciale që përmendet që nuk din se shteti në kapitalizëm nuk themelon bankë fare, atë e bën sektori privat siç thotë VV, apo vettingun. Kuvendi nxjerr ligjin për vetting por nuk mund të zbatoj Qeveria, pushtetet janë të ndara, prapë këtë e thotë VV gjë që kushtetuta e ndalon vettingun e zbaton KGJK dhe KPK, organet e drejtësisë e jo Qeveria”, potencon Burjani.

Ai thotë se LVV-ja mbi 70% të ideve i ka kundërshtuese ose orientohet kundër ekonomisë së shtetit.

“PDK-ja po gënjen se do të luftoj korrupsionin, këtë mund të bëj vetëm nëse bashkëpunon me organet e rendit, e jep listën e të korruptuarve, po sikur AAK dhe NISMA që janë shabllon i njëjtë i keqbërësve dhe të korruptuarve. Me një fjalë nuk luftohet korrupsioni por me bashkëpunim me organet e rendit duhet të ndodh kjo. Kjt nxjerr ligje kur ato nuk zbatohen”, shton ai.

Ndërsa, sa i përket AAK-së, ai thekson se, tërë fushatën e orienton kundër Serbisë dhe dialogut dhe ruajtjen e sovranitetit, por nuk flet sa keqpërdorues dhe të korruptuar ka në mesin e tyre deputet dhe kryetar komunash.

“Edhe NISMA ka keqpërdorur MASHT-in dhe ka punësuar njerëz të vet, si dhe ka lënë peng vitin e ri akademik, nuk ka lejuar regjistrimin e studentëve të rinj në kolegjet private përkundër që këto kolegje kanë akredituar programe në mënyrën arbitrare, pra ka shumë gjëra që nuk po reflektojnë normal as në fushatë”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat