Rexhaj: Albin Kurti është fëmijë politik i Qosjës e Demaqit, dy kundërshtarëve të çartur të Presidentit Rugova

Politika

Rexhaj: Albin Kurti është fëmijë politik i Qosjës e Demaqit, dy kundërshtarëve të çartur të Presidentit Rugova

Nga: D. B. Më: 26 shtator 2019 Në ora: 19:16
Ibrahim Rugova

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, në një tubim në Istog ka thënë se historia do të tregojë për secilin e për gjithçka.

Ai gjatë fushatës e ka përmendur edhe Presidentin Historik, Ibrahim Rugovën, ku sipas tij, historia do të shkruajë për figurat e ekzistencës paqësore, historia do të shkruajë edhe për Ibrahim Rugovën që u lind dhe u rrit afër rreth bjeshkëve të Istogut po që i takoi gjithë popullit”, ka thënë Kurti mes tjerash duke e përmendur edhe luftën e UÇK-së.

Por pas kësaj deklarate ka reaguar analisti politik Sali Rexhaj, i  cili  ka pohuar se Albin Kurti mund të përfitoj elektoratin e Presidentit Rugova.

Ai ka thënë për “Bota sot”, ky problem është pak më i thellë dhe mirë që po trajtohet, sepse në VV-së nuk ka asnjë përkrahës të Dr. Ibrahim Rugovës.

“ Thënë shkurt shumica janë përkrahës të  PDK-së e SHIK-ut të cilët të dëshpëruar nga Thaçi ikën tek Kurti. Kryesisht bëhet fjalë për ‘enverist’ të cilët në vitet 90-ta  u munduan që ta marrin LDK-në nga brenda, siç e morën Partinë Parlamentare Kosumi & Co. Është fakt se Hydajet Hyseni e disa tjerë ishin edhe në LDK-ë gjatë viteve 90-ta, por këta i solli në LDK-ë Fehmi Agani, për ti mbajtur nën kontroll. Kurti po mundohet të përfitojë me ndonjë deklaratë pozitive karshi Rugovës, po kjo nuk është e mjaftueshme. Të gjithë e dimë se Albin  Kurti është fëmijë politik i Qosjës e Demaqit, dy kundërshtarëve të çartur të Presidentit Rugova. Këta të dy e urrenin aq shumë Rugovën, saqë urdhrat për ta vrarë vinin nga ta. E urrenin edhe të vdekur, sepse të gjitha ambiciet e tyre politike ua fundosi  i madhi Ibrahim Rugova”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat