Kadriu: Spastrimi etnik në veriun e Kosovës ndodhi tash e dy dekada

Politika

Kadriu: Spastrimi etnik në veriun e Kosovës ndodhi tash e dy dekada

Nga: D. B. Më: 26 shtator 2019 Në ora: 19:45
Mitrovica

Analisti politik Kushtrim Kadriu ka thënë për “Bota sot” se partitë politike në vend tani janë të përqendruara tash e sa vite më shumë me problemet e tyre politike duke bërë luftën e tyre për pushtet e duke harruar temat, veprimet e Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Sipas tij, s ‘pastrimi etnik në veriun e Kosovës ndodhi tash e dy dekada në mënyrë të heshtur duke larguar, detyruar ti shesin pronat e tyre e duke ndërtuar shtëpi për kolonët Serb.

“Nuk di ndonjë plan konkret për integrimin e asaj zone të Kosovës brenda rregullit të sajë kushtetues. Urojë që veriu i Kosovës të mos mbetet një zorrë qorre e Kosovës por të jetë strumbullari j zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë analisti politik Kushtrim Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat