Albini Kurti ka arritur të kuptoj kontributin e pazëvendësueshëm të Dr. Rugovës, kjo ia hap atij shtigjet për t'i parë gjërat më realisht

Politika

Albini Kurti ka arritur të kuptoj kontributin e pazëvendësueshëm të Dr. Rugovës, kjo ia hap atij shtigjet për t'i parë gjërat më realisht

Nga: D. B. Më: 26 shtator 2019 Në ora: 22:03
Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti

Analisti politik Faton Mehmeti ka pohuar se Albin Kurti e ka kuptuar se në pushtet mund të vij vetëm nëse vihet në rrugën e Presidentit Rugova, që nënkupton mos injorimin e saj.

Mehmeti këto deklarata i bëri pasi Albin Kurti, lideri i LVV-së në këtë fushatë zgjedhore e ka përmendur përsëri Ibrahim Rugovën, dhe në këtë mënyrë po synon që të fitoj elektorat sa më shumë.

“Është krejtësisht e kuptueshme që Kurti të përmend Rugovën për të marrur votat e rugovisteve. Për me tepër kjo taktikë e tij, ka të bëj me afrimin e tij me LDK-në që të formojnë koalicion pas-zgjedhjeve. Ky edhe është qëllim kryesor i Albinit, të cilin ai po mundohet të arrij. Është diçka pozitive që Albini me të filluar, ka arritur të kuptoj kontributin e pazëvendësueshëm të Dr. Rugovës, dhe kjo i hap atij shtigjet për t'i parë gjërat më realist. Me një Albin dhe Vjosë në rrugën e Presidentit Rugova, besoj se një koalicion pas-zgjedhjeve do të jetë krejtësisht i natyrshëm, dhe i duhur për vendin”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat