Albin Kurti nuk do ta tradhtojë LDK-në

Politika

Albin Kurti nuk do ta tradhtojë LDK-në

Nga: D.Rr Më: 30 shtator 2019 Në ora: 13:37
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti Rexhep Elezaj mendon se ka gjasa të mira për koalicion LDK-VV.

Ai për “Bota sot” u shpreh se deklaratat e Vjosa Osmanit se nuk do të ketë koalicion me PDK-në, i hapin rrugë bashkëpunimit me VV-në.

“Ka gjasa të mira që pas zgjedhjeve LDK-VV të bëjnë koalicion qeverisës pas zgjedhor, sepse po që se i marrim parasysh deklaratat e Vjosa Osmanit, kandidate për kryeministre, dhe ato të zyrtarëve tjerë të LDK-së, se nuk do bëjnë kurrë koalicion me PDK-në, atëherë unë jam i prirur t'iu besoj se pas zgjedhjeve do bëjnë koalicion me LVV. Natyrisht se LDK-ja po beson se do dalë partia e parë në zgjedhjet e 6 tetorit, andaj si partner qeverisës e preferon VV-në e jo PDK-në, ngase edhe ashtu i ka ngelur borxh VV-së e cila e sakrifikoi madje edhe postin e kryeministrit kur pranoi që Vjosa Osmanin ta radhiste të parën në listën e përbashkët, po që se do bënin koalicion parazgjedhor”, tha ai.

Image
Rexhep Elezaj

Elezaj mendon se Albin Kurti do ta tradhtojë kurrë LDK-në për koalicion, edhe pse po përballet me një fjalor ngacmues nga LDK-ja.

“Por, unë besoj se LVV-je do t'i fitojë zgjedhjet me marzhë të madhe dalluese në përqindje më shumë se LDK-ja, prandaj nuk është i rastësishëm fjalori ngacmues i zyrtarëve të LDK-së herë pas here ndaj VV, duke krijuar kështu psikozën e fituesit, se gjoja ne do dalim para saj me rezultate! Sido që të jetë, mundësia për koalicion midis LDK-së dhe LVV-je është reale, ngase z. Albin Kurti nuk do ta tradhtojë kurrë LDK-në, kur dihet gatishmëria e tij për të hy me të në koalicion edhe parazgjedhor! Se a do e sakrifikojë Albini postin e kryeministrit për hir të kauzës shtetërore, duke ia dhënë atë Vjosa Osmanit, këtë nuk e besoj”, theksoi Elezaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat