Ja cili nga kandidatët për kryeministër po fiton bindshëm, pritet ndryshim i madh – kjo parti përfundimisht po shkon në opozitë

Politika

Ja cili nga kandidatët për kryeministër po fiton bindshëm, pritet ndryshim i madh – kjo parti përfundimisht po shkon në opozitë

Nga: N.H Më: 30 shtator 2019 Në ora: 19:30
Vjosa Osmani

Jemi në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore, dhe partitë politike kanë shtuar aktivitetet e tyre në terren, përcjell “Bota sot”.

Tashmë gara mes subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 6 tetorit ka kaluar në atë se cila nga ato po i mbush sallat me më shumë simpatizantë të partisë.

Ani pse deri më tani partia e Isa Mustafës dhe kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, nuk duket se e ka këtë problem. Me prezencën e Vjosa Osmanit, në të gjitha qytetet që ka vizituar, sallat kanë qenë të stërmbushura nga interesimi i madh për ta parë ketë të fundit.

Image
Tubimi në Ferizaj

Por, njëjtë nuk po ndodhë me të gjithë. Të tjerat parti po hasin në problem, pra me mbushjen e sallave. Një problem i tillë iu ka ndodhur pothuajse të gjitha partive tjera politike, të cilat kanë dështuar të mbushin sallat me simpatizantë të partisë.

Ndërsa, për tubimet madhështore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte reaguar edhe kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Madje, në një deklarim, Kurti kishte thënë se ata që po mbushin autobusët për t’i mbushë sallat, nuk e kanë mbushur kurrë barkun e fukarasë.

“Këta që po mbushin autobusët për të mbushur sallat, ka diçka që s’e kanë mbushur kurrë. E ai është barku i thatë i fukarasë”.

“Mbi 18% e popullsisë në Kosovë janë të varfër. Çdo i dyti është i papunë e afër 350 mijë vetë na kanë ikur nga skamja e mjerimi e diskriminimi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Image
Lipjani

Por, së fundi në rrjetet sociale është duke qarkulluar edhe një fotografi, ku vërehet dallimi mes tubimeve të LDK-së dhe VV-së.

Image

Ndërsa, për zgjedhjet e 6 tetorit tashmë në vazhdimësi kemi zëra se në bazë edhe të sondazhe të shumta që janë bërë, raportohet se Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë fituesja e tyre, ndërsa, me ardhjen e LDK-së në pushtet, përfundimisht PDK e Kadri Veselit do të dërgohet në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat