Kjo është zgjidhja për dialogun Kosovë-Serbi

Politika

Kjo është zgjidhja për dialogun Kosovë-Serbi

Nga: G.B Më: 30 shtator 2019 Në ora: 21:25
Ilustrim

Politikani austriak, Norbert Hofer, i cili drejton Partinë Liberale Austriake (FPO) ka thënë se zgjidhja për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të kërkohet në Kombet e Bashkuara, pasi sipas tij një gjë të tillë ka dështuar që ta bëjë Bashkimi Evropian.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se  dialogu është nisur keq, duke u thënë se bëhej fjalë për biseda teknike dhe jo politike.

“Dialogu Kosovë Serbi është nisur keq dhe ka qenë e pritshme që të mos jep rezultatin e duhur! Dialogun Kosova e ka nisur duke anashkaluar institucionet përkatëse dhe duke i mashtruar shtetasit e Kosovës, që u gënjyen duke u thëne se bëhej fjalë për biseda teknike, e jo politike! Pra u nis me vetëmashtrim prandaj "u mboll shi dhe u korr breshër"”, është shprehur ai.

Image
Skënder Zogaj

Sipas Zogajt, orvatjet e BE-së nuk mund të jepnin më shumë rezultat në një Kosovë kaotike e të kapur nga krimi e korrupsioni.

“BE-ja duke u bazuar në politikën e qëndresës rugoviane, nuk ka pandehur se klasa politike shqiptare kishte degjeneruar deri në injorancë totale, prandaj, orvatjet e BE-së nuk dhanë rezultat sepse nuk mund të jepnin rezultat me një Kosovë kaotike, të kapur nga korrupsioni e krimi, ku nuk funksionon ligji dhe kalërojnë qeveri bashibozuke”, ka vlerësuar Zogaj.

Ai thotë se BE ka dështuar dhe zgjidhja duhet kërkuar në OKB, por që kjo e fundit duhet të jetë rigoroze në vazhdimin e dialogut.

“Prandaj BE-ja ka dështuar dhe, politikani austriak Norbert Hofer e ka thënë saktë, zgjidhje e çështjes së Kosovës duhet të kërkohet në Kombet e Bashkuara. Mirëpo, që edhe OKB-ja të mos e përsëris BE-në, duhet jetë rigoroze në vazhdimin e dialogun duke i mbajtur përfaqësuesit e Kosovës rreptësishtë nën mbikëqyrje dhe duke ua kontrolluar çdo sjellje e fjalë, sidomos xhepat”, ka deklaruar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat