Këto dy parime kushtetuese e juridike i shkeli Haradinaj me vizitën në SHBA

Politika

Këto dy parime kushtetuese e juridike i shkeli Haradinaj me vizitën në SHBA

Nga: A.M. Më: 1 tetor 2019 Në ora: 22:58
Haradinaj gjate vizites ne SHBA ne takimin zytare me zëvëndës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj gjatë javës së kaluar ishte në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas u kthyer nga kjo vizitë ai në kryeministri mbajti një konferencë për media ku foli për takimet të cilat i kishte zhvilluar.

Lidhur më këtë çështje, politologu, Ejup Berisha, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, është shprehur se Haradinaj nuk të drejtë Kushtetuese dhe juridike që të ushtroj kompetenca që lidhen me përfaqësimin e Republikës së Kosovës në raportet ndërkombëtare.

“Jo Z.Ramush Haradinaj nuk të drejtë Kushtetuese dhe juridike që të ushtroj kompetenca të Kryeministrit por edhe ajo që pyetni ju kompetenca që lidhen me përfaqësimin e Republikës së Kosovës në raportet ndërkombëtare pasi që i njëjti person ka dhënë dorëheqje nga posti i Njeriut numër një të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në rastet kur Kryeministri jep dorëheqje dhe të njëjtën dorëheqje e konstaton Kuvendi i Republikës në rastin konkret Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka konstatuar dorëheqjen e tij atëherë Kryeministrit në dorëheqje i pushojnë të gjitha kompetencat dhe ingerencat të cilat i takojnë atij dhe janë të parapara me Kushtetutën dhe ligjet Republikës së Kosovës, meqë kompetencat dhe ingerencat e Kryeministrit burojnë nga Kushtetuta dhe Ligjet e Republikës së Kosovës. Nëse ai ka shkuar në SHBA dhe në aktivitetet e tija politike dhe diplomatike atje është prezantuar si Kryeministër i Republikës së Kosovës atëherë ai ka bërë shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve sepse kjo i jep kompetenca dhe autorizime të plota vetëm se Kryeministrit në detyrë e jo atij në dorëheqje apo atij të cilit i është konstatuar dorëheqja dhe Kuvendi ka votuar për ta larguar të njëjtin nga detyra apo nga posti”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Ejup Berisha

Për më tepër, Berisha ka thënë se nëse Haradinaj ka zhvilluar aktivitete si kryeministër i ka shkelur dy parime kushtetuese e juridike.

“Nëse tanimë ish Kryeministri ka shkuar në SHBA dhe është prezantuar dhe ka zhvilluar aktivitete të Kryeministrit atëherë ai në rastin konkret ka i ka shkelur dy parime kushtetuese e juridike dhe atë 1.Parimin e legalitetit dhe 2.Parimin e legjitimitetit. Pra më duhet të konstatoj se ish Kryeministri i Republikës së Kosovës në SHBA ka qenë jolegjitim dhe jolegal. Ramush Haradinaj në SHBA mund të shkojë sa herw që të doje dha sa herw që të ketë nevojë që të shkojë dhe të zhvillojë aktivitete të ndryshme atje por vetëm në cilësinë e Kryetarit të Partisë së tij amë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e jo edhe në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Por kur të analizohet situata momentale me vendin e vakant apo të zbrazur të Kryeministrit të Republikës së Kosovës meqë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt subjektet politike në pushtet nuk kanë propozuar kandidat tjetër të ri për Kryeministër atëherë Kryeministri i dorëhequr deri në zgjedhjen e Kryeministrit të ri të Republikës së Kosovës duhet të ushtroj vetëm se kompetenca dhe ingerenca kryesisht teknike. Që do të thotë se përjashtohet mundësia që ai të ushtroj kompetenca dhe aktivitete të plota politike, diplomatike, ekonomike si dhe kompetenca dhe ingerenca të tjera që i përkasin Kryeministrit të Republikës së Kosovës meqë konkretisht Z.Haradinaj tanimë është ish Kryeministri i Republikës së Kosovës e jo Kryeministri i Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Sipas tij, nëse Haradinaj ka shkuar në cilësinë e Kryeministrit në SHBA duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese, si dhe t`i ngritët procedurë penale kundër tij për prezantim të rrejshëm në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Nëse ish Kryeministri i Republikës së Kosovës në SHBA ka shkuar në cilësinë e Kryeministrit atëherë për këtë çështje duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës por dhe të ngritet procedurë penale kundër tij për prezantim të rrejshëm në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Krejt kjo nëse ka informacione dhe indicje se ai atje në SHBA është paraqitu dhe ka zhvilluar aktivitete në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Berisha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat