Ky është skenari i Kadri Veselit me Whitaker që erdhi në Kosovë, analisti paralajmëron fundin e kryetarit të PDK-së

Politika

Ky është skenari i Kadri Veselit me Whitaker që erdhi në Kosovë, analisti paralajmëron fundin e kryetarit të PDK-së

Nga: N.H Më: 1 tetor 2019 Në ora: 23:04
Veseli me Whitaker

“Një prej njerëzve të afërt” me Presidentin Amerikan, Donald Trump, ka arritur në Kosovë për t’u takuar me kandidatin për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli.

Mirëpo, nuk shkoi gjatë dhe u mësua se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) po kryen një hetim nën dyshimet për veprimtari kriminale të kompanisë ËPM nga Florida gjatë periudhës kur Matthew Whitaker.

E lidhur më këtë, analisti dhe njohësi i politikës, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”, është shprehur se Whitaker nuk person nuk përfaqëson askënd.

“Duhet theksuar se Njeriu qe sot mbështeti Kadri Veselin po hetohet nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) nën dyshimet për veprimtari kriminale. Matthew Whitaker sot ka qëndruar në Kosovë dhe ka marrë pjesë në një tubim elektoral të PDK-së e është quajtur “njeri i Presidentit amerikan Donald Trump”. Ai para një viti ai ishte ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm. Ky person nuk përfaqëson askënd pos vetës së tij, këtë e konfirmoj edhe ambasada e SHBA-ve”, shprehet ai.

Sipas Mehmetit, këto janë skenarë nga Kadri Veseli për të mbetur në pushtet.

Image
Faton Mehmeti

“Prandaj, lojërat e Kadriut janë tentativa e tij për të mbetur në pushtet, kur dihet së fundi i ka ardhur”, ka përfunduar analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat