Kadriaj flet për lobimin e “njeriut të Trump” për Kadri Veselin

Politika

Kadriaj flet për lobimin e “njeriut të Trump” për Kadri Veselin

Nga: G.B Më: 2 tetor 2019 Në ora: 19:41
Mustafë Kadriaj

Amerikani Matt Whitaker po qëndron në Kosovë në mbështetje të Kadri Veselit për kryeministër të Kosovës. Nga PDK është thënë se është njeri i  Trump-it.

Në anën tjetër ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se SHBA nuk e mbështet asnjë parti apo politikan.

Ndërsa, mediat e huaja kanë shkruar se Matt Whitaker është nën hetim nga FBI.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se lobim edhe nga jashtë vendit është normale, por që nuk përfaqëson vijën zyrtare të SHBA-së, por vetëm deklarata e Ambasadës Amerikane.

“Së pari është normale lobimi si brenda dhe jashtë vendit për subjekte apo kandidatë të caktuar sikurse në këtë rast njeriu i presidentit Trump, por njëherësh duhet të kemi parasysh që ai nuk përfaqëson vijën zyrtare të SHBA-ve për faktin që vija zyrtare është neutrale ndaj garës politike në Kosovë duke u bazuar në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Kosovë por një gjë duhet të kemi parasysh që një përkrahje nga SHBA sidoqoftë do të ketë efektin e vet por kjo mbetet të shihet me datën 6 tetor”, është shprehur ai.

Kadriaj vlerëson se partitë më shumë se me planprogram, po merren me akuza ndaj njëri tjetrit.

“Por duke marrë parasysh që përkundër akuzave ndaj PDK deri më tani vetëm PDK dhe Nisma janë më konkrete në planprograme elektorale, pra PDK në luftim të korrupsionit dhe Nisma në zhvillim dhe mirëqenie ekonomike. Me këtë dua të theksoj që subjektet tjera politike më shumë po merren me të kaluarën por më së paku si alternativë që në fakt këtë e kërkon qytetari dhe më e rënda subjektet politike opozitare më shumë akuzojnë njëra tjetrën, se sa ish koalicionin PAN. Pra me këtë performancë të subjekteve opozitare si LDK dhe VV ka pak gjasa që të jenë mandatarë të qeverisë por vetëm nëse i bashkëngjiten liderit të PDK-së  Kadri Veseli”, ka theksuar ai.

Ai thotë se është normale që shtetet mike të Kosovës të lobojnë për subjektet politike në Kosovë.

“Ndërsa për hetimet e FBI ndaj njeriut të presidentit Trump mund të jenë relative për faktin që FBI nuk do e linte të lirë që të lëviz. Njëherësh duhet t’i  kujtojmë opinionit që edhe dy subjektet opozitare po i shfrytëzojnë shtetet me ndikim siç është Gjermania ku LDK shprehet që mediat gjermane e krahasojnë Vjosa Osmanin si Merkel e Kosovës ndërsa Vetëvendosje deklarohet që deputeti gjerman po angazhohet që Vetëvendosje t’i fitojë zgjedhjet që vlerësoj që është normale nga shtet mike të Kosovës e të lobojnë për subjektet në Kosovë”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat