LDK fuqishëm në këtë bastion, fitorja e Vjosa Osmanit afër – Albin Kurti me pak gjasa!

Politika

LDK fuqishëm në këtë bastion, fitorja e Vjosa Osmanit afër – Albin Kurti me pak gjasa!

Nga: N.H Më: 2 tetor 2019 Në ora: 21:57
Lidhja Demokratike e Kosovës

Kur kanë mbetur edhe 2 ditë deri në përfundim të fushatës zgjedhore, subjektet politike në vend gjithnjë e më shumë po iu afrohen ditës ku qytetarët do t’i vlerësojnë përmes votës programet e tyre qeverisëse.

Gazeta “Bota sot”, edhe ditë më parë ka raportuar se gara më e madhe mes partive politike gati pothuajse gjatë gjithë këtyre ditëve të fushatës ka kaluar në atë se cila nga ato po i mbush më shumë sallat dhe sheshet.

Mirëpo, befasia e këtyre ditëve padyshim se ishte Podujeva. Atje, edhe pse u raportua se Lëvizja Vetëvendosje ka rritje, një gjë u demantua. Kjo parti është larg nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Bastioni i LDK-së, Podujeva, vazhdon të mbetet fuqishëm në përkrahje të kandidates së LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo gjë u konfirmua edhe ditën e mërkurë, kur sheshi “Ali Ajeti” ishte i stërmbushur me llapjan.

Gazeta “Bota sot”, gjithashtu ka siguruar edhe pamje nga të dy tubimet e të dy partive, ndërsa vërehet qartë se bindshëm ishte stërmbushur sheshi “Ali Ajeti” për Lidhjen Demokratike e Kosovës dhe kandidaten e kësaj partie.

Image
LDK në Podujevë
Image
VV në Podujevë

Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani në tubimin me qytetarë të Podujevës, është zotuar se edhe tri ditë i ndajnë nga fitorja në këto zgjedhje, dhe se këtë fitore do thellojnë edhe më shumë llapjanët. Ajo mes tjerash Podujevën e ka quajtur Kalaja e pathyer, shkruan gazeta “Bota sot”.

Osmani po ashtu është zotuar se Qeveria të cilën do ta udhëheqë si kryeministre, secilit qytetar, do t’i krijojë mundësi të barabarta për ta ndërtuar të ardhmen brenda vendit.

Edhe nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Podujevës, Agim Veliu theksoi se kjo parti është e mobilizuar që t’i fitojë këto zgjedhje, dhe se kjo komunë vazhdon të mbetet bastion i fortë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke i dërguar kështu një mesazh të fort Alin Kurtit të VV-së se s’ka çka të kerkojë tek llapjanët.

Veliu po ashtu tha se Kosova nuk guxon më të lihet në duar të keqbërësve, por të udhëhiqet nga qytetarët e saj, jo nga komandantët ushtarakë me uniforma dhe pa to. Sipas tij, vendit i duhet një kryeministre, që vjen nga LDK, Vjosa Osmani.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në të gjitha tubimet e mbajtura deri më tani, i kishte të stërmbushura sheshet dhe sallat/palestrat me qytetarë të shumtë, të cilët edhe e konfirmojnë se kjo parti është pretendentja kryesore për t’i fituar zgjedhjet e 6 tetorit.

Kujtojmë se fushata ka nisur me 25 shtator dhe përfundon me 4 tetor, ku data 5 është heshtje zgjedhore e cila zgjatë deri të dielën më 6 tetor ku edhe mbyllen vendvotimet në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat