Topalli: Mbështetja e SHBA-ve për PDK-në, nuk ekziston

Politika

Topalli: Mbështetja e SHBA-ve për PDK-në, nuk ekziston

Nga: V.R Më: 3 tetor 2019 Në ora: 11:17
Faton Topalli

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk rresht së përmenduri se ka mbështetjen e SHBA-ve për t’u zgjedh kryeministër i vendit.

Por kjo mbështetje, shihet me dyshim ngase edhe vet Ambasada Amerikane në Kosovë, e ka demantuar me një deklaratë publike duke thënë se SHBA-të nuk do të mbështesin asnjë parti politike në zgjedhjet e tetorit.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli, për “Bota sot”, u shpreh se PDK-ja ka tentuar që të thirret në mbështetjen e Administratës Amerikane për zgjedhjet por se sipas tij kjo është demantuar.

Topalli, tha se PDK-ja ka nevoj për mbështetjen amerikane por mbështetje për t’i dërguar në opozitë.

“Nga PDK ka patur përpjekje që të thirret në mbështetjen e administratës amerikane për zgjedhjet gjë që është demantuar dhe nga ambasadori amerikan në Kosovë. Unë e kuptoj që PDK ka nevoj për një mbështetje të tillë por ajo realisht nuk ekzisëton. PDK-së nuk i mbetët tjetër përpos që kësaj radhe, me apo pa “ndihmën” e amerikanëve të shkoj në opozitë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat