Analistët: Ja pse duhet të votohet Albin Kurti

Politika

Analistët: Ja pse duhet të votohet Albin Kurti

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 3 tetor 2019 Në ora: 12:00
Albin Kurti dhe Baton Haxhiu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte dekoruar gazetarin Baton Haxhiu, ish bashkëpunotrin e Ivica Stanishiqit me “Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë”.

E vet kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte thënë se një drejtor i televizionit ka lidhje me “Mendësinë e “Stanishqit”. Kurti ka thënë se Haxhiu është pikëpresje e shumë gjerave në Kosovë.

“Është një drejtor i një televizioni i cili i thirrë disa udhëheqës të Vetëvendosjes në kontekstin përmbajtjësor dhe ja u krehin bishtin. I merr më të mirë, më pastaj mëton që t’i influencoj. Bëhet fjalë për një person që ka histori me Stanishiqin”, ka thënë Kurti duke aluduar në publicistin Baton Haxhiu.

Ndërsa presidenti i vendit kishte thënë se medalja Presidenciale 10 vjetorit të Pavarësisë është për gazetarin, publicistin dhe kontribuesin e themelimit të mediave të lira pas luftës në Kosovë.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka deklaruar se ndërpret çdo bashkëpunim që moderohet nga Baton Haxhiu, me arsyetimin se raportet duhet të neutralizohet duke e defaktorizuar shërbyesin (Haxhiun).

Kjo Lëvizje, Haxhiun e kishte quajtur nga shërbëtor në djalosh me dekoratë, e sipas tyre, Haxhiu është njeri që i shërben Hashim Thaçit.

E nga ajo kohë, qershori i vitit 2018, Lëvizja Vetëvendosje kishte mbajtur fjalën dhe është e vetmja parti e madhe që nuk merr pjesë në emisionin e Baton Haxhiut, gjë që ia ka humbur shikueshmërinë emisionit të tij.

Për keqardhje është LDK-ja, e cila vazhdimisht ka anëtarë të saj në emisionin e tij, ndonëse më herët e kishin kritikuar Baton Haxhiun.

Lutfi Haziri: Albin Kurti do të kthehet te Batoni

Image
Lutfi Haziri

Madje, Lutfi Haziri kishte thënë se Albin Kurti do të kthehet te Batoni, por kjo nuk ndodhi.

"Unë ju siguroj se ata dy, Albin Kurti dhe Baton Haxhiu janë shumë miq mes vete, kanë raporte shumë miqësore dhe duhet ta kujtoni që ai person për vite të tëra nuk ka shkuar në emision as te Berat Buzhala, por tash është frekuentuesi më i madh i televizionit T7, i Berat Buzhalës. Nuk duhet të ndërtojmë raporte të tilla, fundja është vendim i secilit për ta ndërtuar këtë logjikë, nuk është mirë të personalizojmë raporte, po shoh një tendencë të tillë por nuk është mirë. As unë si përgjegjës politik e as si Lutfi Haziri, nuk mundem të lejojmë diçka të tillë, fundja është vullnet i joni a duam apo jo të shkojmë. LDK-ja nuk ka bërë listë të zezë, në momentin që LDK vendos që të bojkotoj ndonjë gazetë apo medium, unë do ta respektoj, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë", kishte thënë Lutfi Haziri.

Por a duhet t’i besojmë Albin Kurtit edhe në qeverisje, pasi përvoja na ka mësuar se ai e mbanë fjalën dhe nuk është gënjeshtar e as tradhtar?!

Krasniqi: Albin Kurtit duhet t’i besohet

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi, thotë se Albin Kurti nuk është hajn, tradhtar dhe as matrapaz, ndërsa deri më tani e ka mbajtur fjalën.

“Albin Kurti nuk ka qenë kurrë në pushtet. Ai nuk është hajn, tradhtar dhe as matrapaz. Deri më tash e ka dëshmuar se nuk bën kompromis me të keqen. Kokëfortë dhe parimor. Mirë ose keq e mbron për atë që mendon se e mirë për vendin dhe qytetarët e saj. Nuk është perfekt se vetëm Zoti është perfekt, por është shume më i mire se gjithë te tjerët qe i kemi provuar. Sikur të ishte i etur për pushtet siç propagandojnë ata që e shkatërruan këtë vend, prej fillimit do te ishte bërë bashke me të këqijtë”, është shprehur Krasniqi për “Bota sot”.

Ai thekson se Kurti e ka mbajtur fjalën edhe kur është zotuar se nuk do t'i shkojë Baton Haxhiut në emision.

“Ai e ka mbajtur fjalën, edhe në këtë rast që nuk do t'i shkojë Baton Haxhiut në emision. Kur i kemi ose i kanë besuar pushtetin këtyre hajnave e kriminelëve për dy dekada rresht, pse mos t'i besojmë Qeverinë një njeriu që asnjë të keqe nuk i ka bërë këtij shteti”, theksoi Krasniqi.

Nuk mund të thuash e zhvillojë Kosovën, e të shkosh te Baton Haxhiu

Image
Gazmend Islami

Ndërsa kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Gazmend Islami, duke folur për këtë temë, ka thënë se Albin Kurti është njeri që e mban fjalën dhe se duhet t’i besohet qeveria.

“Albin Kurtit e njoh qe shumë vite. Ai gjithmonë e ka mbajtur fjalën në qëndrimet e veta dhe ka qenë i pathyeshëm në to. Albini ka vuajtur shumë për shkak të dashurisë së tij ndaj Kosovës dhe mendoj që është njeriu i duhur për të qeverisur. Kjo është një ndër arsyet pse kam lidhur koalicion me të, pasi është njeriu i vetëm të cilit i besoj në kauzën e tij për shtet të çkapur dhe pa korrupsion”, ka thënë Islami.

Ai bën thirrje që edhe partitë e tjera ta bojkotojnë Haxhiun, pasi thotë se nuk mundesh të thuash se do ta zhvillojë Kosovën e të shkosh në emisionet e Baton Haxhiut.

“Nuk mundesh të thuash se do ta zhvillojë Kosovën e të shkosh në emisionet e Baton Haxhiut, ish bashkëpunëtorit të Stanishiqit, siç po e bëjnë shumë parti, madje edhe LDK-ja. Përderisa ai ka në mendje ndarjen e Kosovës, është e papranueshme të shkosh në emision te ai. Albin Kurti është treguar burrë i vërtetë që e bojkoti Haxhiun dhe mendoj se këtë duhet ta bëjnë edhe partitë e tjera”, ka thënë ndër tjera Islami.

Maxharraj: Të bojkotohet emisioni i Haxhiut

Image
Binak Maxharraj

Edhe profesori Binak Maxharraj ka të njëjtin mendim se emisioni i Haxhiut duhet të bojkotohet. Ai ka thënë se nuk mund t’i jepet Veriu i Kosovës Serbisë, ashtu siç pretendon Haxhiu.

“Të bojkotohet nga qytetarët shikimi i emisionit të tij, por mos të marrin pjesë as analistët dhe opinionistët nga debatet e Baton Haxhiut në Klan Kosova, nëse e bëjnë këtë, mendojnë si ai. Thjeshtë bojkotojeni. ‘Unë i bashkohem Presidentit Hashim Thaçi që ta ndajmë Kosovën’, tha disa herë haptas Baton Haxhiu. Kjo është mrekullia e tij. Këtë e thonë ata që nuk e duan Kosovën. E qartë. Po si mund t’i jepet Serbisë Veriu i Kosovës. Si mund t’i jepet Serbisë veriu, si mund t’i jepet Serbisë Trepça dhe Ujmari i jonë që e ndërtuam me paratë tona dhe në tokën tonë. Si mund t’i jepet Serbisë Veriu i cili e ka vlerën më të madhe së sa tri herë Serbia. Në veri flejnë qetë me miliarda e miliarda pasuri nëntokësore që Serbia nuk i ka, por që po doë me i marrë, për këtë po i duhen njerëz të tipit të Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut”, tha ai.

Maxharraj tutje thotë se Albini është i vetmi kandidat për kryeministër që iu ka dalur përballë tankeve të kriminelit Millosheviq, teksa thotë se shanca është për Albini.

“Albin Kurti është shpresa e vetme. Është njeriu i vetëm që duhet mbështetur, pasi ai e mban fjalën dhe këtë e ka treguar qysh moti. Nga të gjithë kandidatët për kryeministër, i vetmi është Albin Kurti që i ka dalur përballë tankeve të regjimit të Millosheviqit dhe gjithmonë ka punuar për Kosovën. Mendoj që është shanca për Albinin”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat