“PDK po përdor politikën amerikane”

Politika

“PDK po përdor politikën amerikane”

Nga: G.B Më: 3 tetor 2019 Në ora: 14:53
PDK

“Njeriu i Donald Trump” u quajt amerikani Matt Whitaker, i cili erdhi në Kosovë në përkrahje të Kadri Veselit për kryeministër.

Mirëpo, Trump tha se nuk e njeh atë dhe mediat e huaja shkruan se ai është nën hetim nga FBI.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se partitë po lobojnë pa shikuar mjetet, duke dashur ta arrijnë qëllimin.

Image
Blerim Burjani

“Lobimi nga partitë e mëdha po bëhet edhe me njerëz dhe funksionarë të lartë të dikurshëm dhe të tashëm, LDK me Gjermani e me parti popullore evropiane, PDK me njeriun që do të luftojë siç thonë ata korrupsionin dhe me SHBA, duke përdorur SHBA që e përkrahin këtë subjekt politik. Kjo është luftë e vrazhdët për pushtet, nuk po kursejnë asgjë për të arritur qëllime, kjo po shihet të gjitha mjetet do t’i përdorin për të ardhur në pushtet dhe për të qeverisur me paranë publike. Iideja është të kontrollohet buxheti dhe luftë për benefite, miliona të investuan në fushatë në një shtet normal do të kishin ndodhur hetime të gjëra për prejardhjen e para që investohet nëpër këto fushata”, është shprehur ai.

Burjani thotë se qytetarët nuk po merren shumë me këto zgjedhje.

“E vërteta është se qytetarët pak shumë merren me këto zgjedhje më shumë merren apo plotësisht po merren militantët partiakë, po te ndikimi në shesh të Prishtinës shumica e qytetarëve as që ndalen t’i marrin fletushkat i shpërndajnë apo fare hiq, shume pak ka tenda në shesh pra s’ka interesim fare, arsyeja bankrotimi i demokracisë si nocion, demokracia apo vullneti i qytetarëve u shpërnda në biznes partiak, partitë janë bërë kompani biznesi, kërkohet një hetim i gjerë se ka marrin partitë para të shumta për fushata”, ka vlerësuar ai.

Sipas tij, PDK PDK po përdor emra të shumtë dhe politikën amerikane në fushatë, parti kjo që akuzohet për kapje të shtetit.

“Partitë Demokratike keqpërdor emra të shumtë dhe politikën amerikane e gjoja e ka përkrahjen, parti kjo që akuzohet për kapje të shtetit, kontrolle të parasë publike, punësim partiak e familjar, punësim nëpër ambasada të njerëzve edhe AAK dhe NISMA këto parti mbeten problemi më i madh në Kosovë, në Kosovë nuk ka gjyqësi të pavarur dhe prokurori për të ndalur trendin negativ”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat