Pas publikimit të videos ku shihet përleshja fizike në mes të Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, njohësit e çështjeve politike në vend vlerësojnë se përleshja fizike e Dardan Molliqaj, po e shpërfaqë edhe njëherë fytyrën e vërtet të tij.
Sipas tyre, Kosovës dhe politikës, nuk i duhet një deputet si Dardan Molliqaj i cili për interesa personale, as përleshjet fizike ndaj kundërshtarëve politik nuk i anashkalon.
Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi, ka thënë për “Bota sot” se si gjithmonë Dardan Molliqaj është skandaloz dhe do mbetet skandaloz, mentaliteti i tij më shumë është fizikë sesa politik, ai s'pranon kundërshtime dialoguese, mendon se me dhunë sosen punët politike e shtetërore.
“Sjelljen e tij të vrazhdë, gushtorë, me Haki Abazin mund ta krahasojmë me vetëdije kafenesh të egra, kazinosh e prostitutash e kurrsesi me sjellje xhentëlmenësh politike e diplomatike. S'kemi pse të çuditemi me përleshjen fizike ndaj Haki Abazit, s'është hera e parë, po e fundit, ai njihet që më parë me sjelljet e tij të dhunshme ndaj zyrtarëve shtetëror. Molliqaj është vagabond, s'është për politikë, vendin e ka nëpër ringje e kafazet e mbyllura për t'u ndeshur me kundërshtarë e jo në PSD politike të Ahmetit. Pra vet e keqja e PSD-së është Dardan Molliqaj. Ai s'ka fuqi mendore e shpirtërore ta pranojë humbjen politike ndaj Vetëvendosjes e fitoren mundohet ta rikthej me grushte e dhunë, demokracia politike këto sjellje fare si duron, këto veprime nuk shiten në pazare zgjedhore demokratike”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.