Shkëlqimin PDK-së dhe 'njeriut të Trumpit' ia mori Ambasada Amerikane

Politika

Shkëlqimin PDK-së dhe 'njeriut të Trumpit' ia mori Ambasada Amerikane

Nga: G.B Më: 4 tetor 2019 Në ora: 13:54
Kadri Veseli dhe Matt Whitaker

Përkrahje nga parti të shteteve mike morën gjatë fushatës kandidatët për kryeministër të partive të ndryshme.

E në përkrahje të Kadri Veselit, në Kosovë qëndroi Matt Whitaker, që nga kjo parti u tha se është ‘njeriu i Donald Trump’, për të cilin më vonë vetë presidenti amerikan mohoi se e njeh.

E më pas rezultoi se ai po hetoj nga FBI.

Image
Skënder Zogaj

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se fushatat zgjedhore janë pa traditë, pa asnjë lloj kriteri, ku partitë dalin në fushatë si në gjah të derrave, me plumba sa më të rrezikshëm, pasi nuk kanë planprograme.

“Fushatat zgjedhore ballkanike e sidomos këto në Kosovë janë pa ndonjë traditë sado pak tē konsoliduar, prandaj zhvillohen shfrenueshëm duke mos e përfillur asnjë lloj kriteri sado pak civilizues! Kjo ndodhë edhe nga mungesa e programeve partiake që marrjen e pushtetit e mendojnë si daljen për gjuetinë e derrave, me plumba sa më të rrezikshëm dhe me vrasje të pamëshirshme! Kjo është karakteristika e të gjitha partive politike kosovare, të cilat në vend të fushatave zgjedhore, zhvillojnë karnavale të bujshme e të zhurmë që irritojnë”, është shprehur ai.

Ai thotë se më aktivja është PDK-ja e cila tha se Amerika e do Kadri Veselin për kryeminisër të Kosovës, por që shkëlqimin ia mori komunikata zyrtare e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Rrena dhe përpjekja mashtruese janë karakteristika kryesore e mitingjeve partiake që po prodhojnë tym për ta fshehur zjarrin e vërtetë të marrjes së pushtetit! Në këtë garë më atraktivja po tregohet PDK-ja, e cila po thotë se Amerika po e do kryeministër të Kosovës Kadri Veselin! Këtë kumt e dha njeriu i Trumpit Matt Whitaker, që u paraqit në fushatë dhe foli! Por, shkëlqimin ia mori komunikata zyrtare e Ambasadës amerikane në Prishtinë, që tha se SHBA nuk e mbështet asnjë parti apo politikan! Prandaj, them se, as në këto zgjedhje partitë politike të Kosovës nuk arritën të civilizohen dhe ta kuptojnë se nuk është mirë të rrejnë”, ka deklaruar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat