Beso. Erdhi dita e ndryshimit! Votoni kundër atyre që tradhtuan kombin shqiptarë në paqe e liri!

Politika

Beso. Erdhi dita e ndryshimit! Votoni kundër atyre që tradhtuan kombin shqiptarë në paqe e liri!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 4 tetor 2019 Në ora: 15:45
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Është dashur që të kalohen 20 vjet nga koha e luftës për t’i kuptuar dëmet e mëdha me të cilat kemi ngecur në çdo aspekt në Kosovë.

Kjo ngecje aq e madhe, është bërë pikërisht nga partitë e dala nga lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i doli përballë armikut gjenocidial Serbisë.

Megjithatë, lufta ishte një hap i madh, historik, ndoshta kthesa më e madhe e shekullit të kaluar, kur një grupacion i vogël, arriti të i dal përballë një artilerie mjaftë të madhe të Serbisë.

Protagonistët e luftës padyshim që janë heronjtë tanë, mirëpo këta heronj, jo të gjithë, por një numër i madh i tyre, pasluftës filluan një grupacion tjetër, e ky ishte politik.

Ata filluan të formonin parti politike të cilat edhe arrijnë qëllimin e tyre. Arritën të futën fuqishëm në skenën politike të Kosovës, madje shpejt i arritën edhe majat e shtetit, deri në postin më të madh atë të presidentit.

Kjo arritje e tyre, dhe kjo ngjitje e lartë e tyre, ishte kthesa tjetër e cila do të vë pik të zezë në historinë e Kosovës, kurdo që të shkruhet ajo.

Partitë politike të dala nga lufta, të cilët ende thirrën në luftën e lavdishme të UÇK-së, e shkatërruan shtetin e ri, i cili ende pa i hap sytë filloi të shembet.

Kjo shembje për të mos mjaftuar, filluan pretendimet që madje edhe tokën e fituar me gjakun e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ia falin Serbisë.

Krejt kjo është e pakuptimtë, kur dihet se politikanët e tanishëm, ata që kërkuan një hap të tillë, ishin edhe komandantë apo përfaqësues politik të UÇK-së.

Kjo është e tmerrshme për një popull! Kjo dëshmon qartë se ata që ishin përfshirë në luftën e lavdishme të UÇK-së, nuk ishin aty për të luftuar Serbinë, por ishin për qëllime të tjera, e ato qëllime 20 vjet më vonë dolën hapur, pra ishte tkurrja e Kosovës, apo më mirë të themi, ndarja e Kosovës.

Por këtë, e ndaluan patriotët e vërtetë shqiptar. Dhe ndarja e Kosovës nuk mund të ndodh, apo falja e territorit të Kosovës, tokës së larë me gjak nuk do t’i dhurohet Serbisë.

Tash, në prag të zgjedhjeve në Kosovë, qytetarët e kanë kuptuar se si duhet të ndodh ndryshimi. Ndryshimin e madh filloi ta bëj mërgata shqiptare, e cila veç ka zbarkuar në Kosovë për të votuar kundër së keqes.

Ata janë për ndryshime, sepse e shohin ndryshe Kosovën. Mërgata e cila miliarda ka derdhur në Kosovë, për ndërtimin e saj, nuk e duan këtë gjendje kaotike edhe pas 20 viteve. Ata si evropian të civilizuar, kaun vendosur të bëjnë revolucion në Kosovë. Kanë vendosur që partitë e dala nga lufta, të mos i lejnë më në pushtet. Ata nuk janë kundër komandantëve, por janë kundër keqpërdorimit të Kosovës, janë kundër që rinia e kësaj toke të migroj në perëndim për të siguruar një vend pune. Janë kundër që politikanët tanë kanë krijuar perandori, e qytetarët të jetojnë si sllavë pranë atyre perandorive. Mërgata jonë, duke i parë politikanët perëndimor që shkojnë vetëm në punë, me biçikleta, tramvaj po tren, kanë vendosur që politikanët e Kosovës, me xhipa të zinj, me shumë truproja të i qesin në pension të parakohshëm.

Andaj, neve nuk na mbetet tjetër përpos të besojmë! Erdhi dita e ndryshimit për Kosovën, erdhi dita e bërjes së shtetit, erdhi dita që migrimi të ndalet, e rinia të avancohet në Kosovë!

Vetëm me ndryshime, Kosova mund ta rikthej shpresën e humbur edhe tek fëmija. Qytetarët kanë vuajtur shumë, e kjo vuajtje duhet të ndalet medoemos. Me votë apo me mënyra tjera, por vuajtjet për shqiptarët duhet marrë fund.

Kështu që, shanset historike nuk vijnë shpesh, por tashmë e kemi momentin e duhur. Duhet të votojmë vetëm dy parti politike, LDK-në, apo LVV-në, e këto të dyja të bëhen bashkë për një bashkëqeverisje. Ndryshe, çfarëdo koalicioni pas zgjedhor tjetër që bëhet, për Kosovën do të jetë tradhti kombëtare.

LDK-LVV, apo LVV-LDK janë shpresa jonë, janë shpresa e rinisë, janë shpresa e familjeve shqiptare, janë shpresa e kombit shqiptar. Ndryshe, historia do ti mallkoj për tradhti, ashtu siç do t’i mallkoj qeveritë paraprake për largimin e të rinjve nga Kosova, për shkatërrimin e Kosovës dhe për pallatet e ndërtuar në emër të shtetit të së drejtës nga keqpërdoruesit e luftës dhe paqes.

Besoni popull! Votua juaj e drejt është votë kundër së keqes, dhe fillim i një dekate historike të re për Kosovën. Prandaj, erdhi dita për Kosovën dhe për gjithë shqiptarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat