Qeveria e duhur për Kosovën: LDK me Vetëvendosjen e udhëhequr nga Vjosa Osmani

Politika

Qeveria e duhur për Kosovën: LDK me Vetëvendosjen e udhëhequr nga Vjosa Osmani

Nga: V.R Më: 4 tetor 2019 Në ora: 19:19
LDK Vetëvendosje

Një qeveri stabile dhe që do t’i adresonte dhe jipte zgjidhje problemeve që ka përpara Kosova, është ajo qeveri që përbëhet në mes të LDK-së dhe Vetëndosjes e udhëhequr nga Vjosa Osmani.

I kësaj ideje është Nexhat Haziri, analist dhe publicist i cili për “Bota sot”, ndër të tjera tha se një qeveri me LDK-në dhe Vetëvendosjen do të forconte partneritet me BE-në dhe SHBA-në.

“Mendoj se qeveria e duhur që do të mund t’i adresonte dhe t'iu jipte zgjidhje problemeve dhe sfidave që ka përpara Kosova, një qeveri me integritet të lartë politik dhe profesional, që do të forconte partneritetin me BE-në dhe SHBA, jo vetëm për ta përmbyllur sukseshëm dialogun me Serbinë, por edhe për ti dhënë një prespektivë të qartë vendit drejtë integrimeve euro-atlantike. Dhe kjo qeveri do të duhej të dalë nga një shumicë e fuqishme parlamentare dhe nga një koalicion stabël sic është ai LDK-VV-se, udhëhequr nga znj. Vjosa Osmani si kryeministre. Besoj se kjo do të ishte qeveria e duhura për Kosovën”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat