Avdyli i LDK-së: Nuk na e ndal uraganin e fitores panika e PAN-it

Politika

Avdyli i LDK-së: Nuk na e ndal uraganin e fitores panika e PAN-it

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 4 tetor 2019 Në ora: 21:50
Haxhi Avdyli

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet Haxhi Avdyli, ka thënë se vizioni programor dhe masoviteti në fushatën e kësaj partie, ka vulosur fitoren e thellë të Vjosa Osmanit.

Ai në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se oferta e LDK-së me kandidaten Osmani, as që mund të krahasohet me “shabllonet demode të fushatave anemike të partive tjera”.

“Konsideroj që fushata moderne, vizioni programor dhe masoviteti ka vulosur fitoren e thellë të Vjosa Osmanit në këto zgjedhje. Oferta e LDK-së me Vjosa Osmanin në krye as që mund të krahasohet me shabllonet demode të fushatave anemike të partive tjera”, ka thënë Avdyli.

Teksa është pyetur për partitë me të cilat LDK-ja mund të bëjë koalicion paszgjedhor, ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje mbetet zgjedhje e parë.

Avdyli ka thënë se me Vetëvendosjen, LDK-ja ka dallime, por ka edhe disa pika që mund t’i bashkojnë ata për ta kthyer shtetin në binarët e saj.

Ai këmbëngul që pozita e kryeministrit t’I takojë partisë që del e para nga zgjedhjet e 6 tetorit.

“Zgjedhja e parë per koalicion pazgjedhor e LDK-së mbetet VV-ja, përkundër dallimeve, por ka edhe disa pika që mund të na bashkojnë për ta kthyer shtetin në binarët e saj. Kryeministrja ose Kryeministri mbetet te partia e parë. Shumë e thjeshtë”, është shprehur më tej kandidati i LDK-së.

Ai ka komentuar edhe publikimin e disa mesazheve nga një medium vendor, ku pretendohet se Vjosa Osmani përmes komunikimit me një gazetar, ka ofenduar nënkryetarët e LDK-së Lutfi Hazirin e Agim Veliu, duke I quajtur “burreca”.

Avdyli I ka quajtur ato “fake news” duke thënë se ato kanë dalë si pasojë e panikës së “PAN-it” nga humbja e thellë.

Por, sipas tij, “uraganin e fitores së LDK-së”, nuk do ta ndalë asgjë.

“Panika e PAN-it për humbjen e thellë që do ta pësojnë të dielën ua ka humbur busulën dhe të dëshpruar do të shpifin e do të plasojnë “fake news”, por asgjë nuk do ta ndal uraganin e fitores. Populli i Kosovës ka vendosë të thotë “BOLL MA keqeverisjes të PAN-it” . Ndryshimi i madh me Vjosën po troket”, ka deklaruar më tej Haxhi Avdyli.

Ai në këtë bisedë ka folur edhe për programin e LDK-së për shëndetësinë, ku ka premtuar se me LDK-në në qeverisje, problemet me këtë sektor, do t;I përkasin të kaluarës.

“Për shëndetësinë në dy vitet e kaluara ishin 2 vite tëhumbura, mungoi reforma, mungoi përkrahja financiare, kishte mungesa e shumë fjalë e reklama boshe. Për Vjosa Osmanin, shëndetesia mbetet top prioriteti edhe financiar e politik. Sistemi shëndetësor me Vjosën do jetë sistemi që do të funksionojë më së miri dhe problemet do t’i mbesin të kaluarës”, ka shtuar kandidati I LDK-së për deputet Haxhi Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat