Lamtumirë PDK…!!! - Bota Sot
Lamtumirë PDK…!!!

Politika

Lamtumirë PDK…!!!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 7 tetor 2019 Në ora: 12:02
Kadri Veseli

Sovrani e tha fjalën e tij, ndryshimi erdhi..e keqja mori dënimin e merituar. Ka qenë thuajse e ditur se klani “Pronto” do të pësojë humbje, si pasojë e keqqeverisjes, hajnisë, kapjes së shtetit etj. Sipas të dhënave nga numërimi nga KQZ janë LDK dhe VV ato që prijnë, gjithashtu numërimit të deritashëm të votave është PDK ajo që ka pësuar humbje spektakulare. Kjo i hapë mundësi LDK-VV që të formojnë koalicionin e madh, me që rast do të merrnin shumicën në kuvend, duke pasur kështu të votat e mjaftueshme për të qeverisur vendin për katër vitet e ardhshme. I gjithë ky rezultat, jo i befasishëm, erdhi si rezultat i zgjimit të qytetarëve, të cilët zgjodhën interesin e përgjithshëm karshi interesave të vogla. Mjaft u munduan PAN-istët në ikje që të blejnë vota, të shantazhojnë njerëzit me vende të punë, por kur një popull zgjedh lirinë astëhëreë ska kush e ndal.

Dhe populli zgjodhi, lirinë për të pasur të drejtën të ndëshkojë kriminelët, të largojë nga pushteti ata që na i kanë vjedh jo vetëm lekët por edhe shpresat tona. Dita e sotme është historike për shumë arsye, por më kryesorja është së populli i mori në duart e veta fatin e saj, duke kthyer kështu shpresat në fytyrat e venitura. Kjo ditë e 6 tetorit do të mbahet mend edhe si dita e rikthimit, dita kur pushteti i kthehet qytetarit, dhe politikanët janë vetëm shërbëtor. Nuk ka qenë e lehtë fare që të mposhtet klani “Pronto” respektivisht PDK, e cila me të gjithë mekanizmat e saja, është munduar me të gjitha mënyrat dhe format që të mbledh vota, qoftë përmes kërcënimeve, shantazheve të qëndroj përsëri në pushtet. Për të arritur këtë është dashur të ketë vota, dhe vota është pasojë e besimit. Dhe si mundet dikush të ketë besim tek PDK, që për 12 vite në pushtet, ka arritur të largoj mbi 130.000 mijë qytetarë nga vendi; të varfëroj këtë popull, duke shkatërruar në themel të saj. Të gjitha atyre u erdhi fundi, tanimë për Kosovën do të ndriçoj një jetë e re. Së paku ky është besimi dhe shpresa jonë, përndryshe s`kemi pasur arsye të largojmë PDK nga pushteti. Për më tepër këtë besim e rriti tek Vjosa dhe Albini, dy politikanë model, të cilët janë produkt i punës së tyre, sakrificave dhe qëndrimit të parimeve pavarësisht sfidave. Humbja e PDK duhet të jetë mësim edhe për qeverinë e ardhshme që mos të përsëritin të njëjtat gabime, pasi ndëshkimi i popullit nuk njeh mëshirë. Andaj, nga këtu fillon një jetë e re për demokracinë e Kosovës, ku shteti më nuk do të shihet si plaçkë, por si atdheu ynë i përbashkët.

Pas epokës së lavdishme të presidenti Rugova duket se për Kosovën po vjen tandem historik Vjosa-Albini, një dyshe e përkryer. Andaj, tandemi Vjosa-Albini është ai që pritet që vendit t’i kthej dinjitetin, nderin dhe shkëlqimin. Natyrisht, se pushtetin s`duhet ta kuptojnë vetëm si privilegj por si përgjegjësi, pasi pritjet janë të mëdha. Kosova ndodhet në një moment historik, ku ndryshimi i faqes nga një histori e tmerrshme të merr fund. Kosova meriton më shumë, andaj pritjet janë të mëdha. Gëzuar Kosovë qeverinë në ardhje, e cila me Vjosën dhe Albinin do i sjell vendit dinjitetin e munguar, të nëpërkëmbur nga ata që nga sot i takojnë të kaluarës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...