Shkodranët, në Nju Jork, pritën ish-futbollistin e Vllaznisë, Partizanit, dhe Kombëtares së Shqipërisë, Sabah Bizi

Politika

Shkodranët, në Nju Jork, pritën ish-futbollistin e Vllaznisë, Partizanit, dhe Kombëtares së Shqipërisë, Sabah Bizi

Nga: Beqir Sina Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:37
Foto nga ngjarja

BROOKLYN NY : Dhjetra, shkodran në Nju Jork, kan pritur të dielën në “Avere Ristorante” në Brooklyn( pronar Zamir Vejuka), e cila është e njohur edhe si shtëpia e bujarisë dhe mikëpritjes shkodrane , në veri të New York City-t, ish-futbollistin e Vllaznisë, Partizanit, dhe Kombëtares së Shqipërisë, Sabah Bizi.

I cili, shoqërohej nga bashkëshortija e tij , e ku të pranishëm në këtë pritje në Brooklin, ishin edhe ish sportistë të dalluar Shkodran,  fotballdashës të zjarrt te këtij qyteti.

Kjo, pritje mjaft e ngrohet,ku nuk mungoje edhe kenga e vallja shkodrane nga kengetaret Islen Ademi dhe Valbona Peraj, ishte e organizuar nga shkodranët e tij, në Brooklyn - Nju Jork, Besnik Rrustja dhe Nimet Jegeni.

Fillimisht, nëpërmjet lidhjes online në rrjetin social, ishin miq, dhe bashkëqytetar te tij,te cilet  nga qyteti i Shkodrës, ia kan uruar vizitën në Nju Jork, plot përzemërsi legjendës së Vllanisë, dhe të kombëtares shqiptare, Sabah Bizi.

Ne nderkohe, derisa e kan falënderuar atë, e kan faleminderuar dhe kujtuar së bashku me ish futbollistët e tjer Shkodran, për atë që i ka dhënë ai edhe ata futbollsitët e tjetrë, futbollit “tri-kolor”, ose “Djepit të Futbollit” në Shqipëri, Vllaznisë së Shkodres, e Shqiperise.

Në hapje të kësaj pritje i shoqëruar, prej krahu nga një ish futbollist i ri i Akademisë së Futbollit Shkodran, ish “nxënësi” i Profesor Bizit, legjanda shkodrane e futbollit, nuk mundi ti mbaj emocionet e këtij takimi me shkodranët në Nju Jork.

“ Ndodhem, sot mes jush – miq të dashur, ku ndaj këtij respekti kaq të madh janë të pashmangëshme, të gjitha emocionet. Andaj, gjej rastin t’ju faleminderojë  të gjithëve ju, së bashku me bashkëshorten time, për këtë pritje të mrekullueshme, që po më bëni. Dhe, nga zemra sinqerisht u shpreh atë mirënjohjen time”.

Më pas Bizi, foli pak edhe mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe kurajon e madhe që e karakterizon atë, sidomos kur ndodhet mes shkodranëve, kudo që janë derdhur nëpër botë.

“Ju të gjithë e dini, ose pjesa dërrmuese, që unë, ndoshta nuk u shikojë – por, do të thoja “gënjeheni” sepse, unë u shof ju sot, me këtë pritje, dhe takimin me secilin prej jush, që edhe njihem prej vitesh, ku kemi ndarë bashkë, edhe gëzimin, që ju ka dhuruar Vllaznia e zemërs tonë. Aq e dashur dhe e ngohtë më duket ky takim me ju, sot, sa do të thoja se “Jam në Shkodrën tonë”.

Dhe, mesa po kuptojë, shtojë Bizi, unë nga kjo ardhje në Amerikë, po shoh se këtu ka ardhë ajka shkodrane, sepse këtu mes jush “Gjeta  një respect dhe dashuri nga ju, me të vërtet shkodrane, një dicka kjo pa e përjetuar vet, që, nuk do ta kisha imagjinuar asnjëherë. Aqsa, do të thoja me plot gojën, nuk po ndjehem aspak i vetëm – mes këtij respektin, që po tregoni ju të gjithë shkodranët e mi”.

Në këtë pritje vijuan edhe përshëndetjet të rastit, nga Profesor Petrit Osmani, ish basketbollist i Vllaznisë, dhe, te Ilber Tyli, e Zamir Vejuka, futbolldashës të zjarrt, që sollën edhe kujtime nga futbolli Shkodran, dhe vitet e “arta” të Vllaznisë, kur lunate Sabah Bizi, e te tjeret.

Ata nëpërmjet kujtimeve të bukura, ngritën në majat më kulmore figurën e mjeshtrit Sabah Bizi, duke përmendur edhe ndeshjen e famshëm me Gjermaninë Perëndimore me 1967, gjermanine  e Bekenbaueirt, apo dhe disa vite me vone edhe Austrinë e Vjenës, së Prohaskës. 

 R. Rragami, M. Vaso, P. Ndoja, H. Lekaj, R. Canga. M. Dedja. M. Zhega, I. Hoxha, Ç. Ndoja, L. Koçobashi, S. Bizi,  ishin “Zotnit e Futbollit” si i quajn shkodranët, ata që dinë me lujt futboll. 

"Ata ishin më shumë se një legjendë, ishin rrëfimet për skuadrën e rezultateve spektakolare, si ajo me Austrinë e Vjenës, e tjera. Ata ishin emrat e famshme të futbollit shkodran e atij shqiptar."

 

 Folësit e rastit duke i uruar shëndet të plotë, dhe më shumë vite, sollën nëpërmjet kujtimeve të tyre, një karrierë 18 vjecare të Sabah Bizit, i cili thanë ata : “ e patë  filluar me Vllazninë, pastaj transferimi te Partizani e Dinamo dhe sërish te klubi mëmë, kur do të bashkohej së bashku me futbollistët e tjer të larguar, për t'i dhënë atij qyteti e tifozërisë së mrekullueshme shkodrane, atë lavdinë dhe suksesin e merituar, por të munguar ndër vite, si për shembull Vllaznia e dekadës së fundit, që ka humbur atë shkëlqimin që ka pas”.

 Bardh Leka, ish futbollist i Vllaznisë, që kishtë pasur fatin të luaj në të njëjtën periudhë me Sabah Bizin, dhe, shokët e tij, u shpreh "se kishte fatin të luaj në fushën e blertë me fanelën e Vllaznisë, së bashku me emrat e famshëm dhe me Sabah Bizin"

Sabah Bizi, karriera e mjeshtrit në një dokumentar televiziv

Gazetari i njohur sportive Shkodran, Gaspër Marku, nga Shkodra, ka shkruar për një dokumentar kushtuar Sabah Bizit, realizuar nga një mik, bashkëmoshatar dhe bashkëqytetar i tij, regjisori i mirënjohur Osman Mula, i cili së bashku kamerën e mjeshtrit Ilir Buçpapaj në rreth 60-të minutat e përfshira në këtë dokumentar, thotë Marku, per dokumentarin që sjellë momentet më të bukura, më emocionuese, por edhe kulmore të jetës dhe karrierës së mjeshtrit të madh të futbollit shqiptar.

 

Marku, shkruan se Mjeshtri i madh i futbollit shkodran dhe atij shqiptar, ish-futbollisti i Vllaznisë, Partizanit dhe i kombëtares shqiptare, Sabah Bizi është përjetësuar në një dokumentar televiziv të realizuar nga TVSH. Nisma për këtë ngjarje të shënuar për jetën dhe karrierën e Sabah Bizit dhe për vete historinë e Vllaznisë, është marrë nga një mik, bashkëmoshatar dhe bashkëqytetar i tij, regjisori i mirënjohur Osman Mula, i cili së bashku kamerën e mjeshtrit Ilir Buçpapaj në rreth 60-të minutat e përfshira në këtë dokumentar kanë sjellë momentet më të bukura, më emocionuese, por edhe kulmore të jetës dhe karrierës së mjeshtrit të madh të futbollit shqiptar. 

Emocionet e dokumentarit të Sabah Bizit, i sjell në këtë shkrim gazetari nga Shkodra Gaspër Marku– 

Pamjet, fotot, episode dhe intervistat e shumta që regjisori Mula kishte sjellë në këtë dokumentar nuk kishin nevojë për koment. Përmes një radhe dhe përzgjedhje interesante, ato prezantuan Sabah Bizin, i cili fëmijërinë e tij të hershme e kaloi në lagjen Ndocej ku ai ka lindur. Lagje me një traditë të hershme prej së cilës kanë dalë edhe futbollistë të tjerë të mëdhenj, formimin e tij si futbollist, fillimisht te Vllaznia, pastaj kalimi në kryeqytet duke u bërë pjesë e Partizanit. Bashkëpunimi dhe afrimiteti deri në prizmin e një raporti prind-fëmijë me trajnerin e madh Loro Boriçi, emrin e të cilit mban sot edhe stadiumi i Shkodrës, kontributi i madh që Bizi ka dhënë me fanellën e Kombëtares, pa lënë mënjanë pastaj rikthimin në Shkodër dhe impaktin që dha klasi i tij në rritjen e ndjeshme të cilësisë së futbollit shkodran, duke sjellë edhe disa trofeve radhazi. Të gjitha këto u sollën para pjesëmarrësve me intervista e kujtime mbresëlënëse të bashkëkohësve të tij, por njëherazi të faktuara edhe me pamjet filmike si dhe fotot e shumta që ilustronin dokumentarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat