Burjani: Të mos vonojë rifillimi i dialogut me Serbinë

Politika

Burjani: Të mos vonojë rifillimi i dialogut me Serbinë

Nga: G.B Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:21
Thaçi, Mogherini dhe Vuçiq

Pas përfundimit të zgjedhjeve, SHBA pret që qeveria e re e Kosovës të rifillojë dialogun me Serbinë, i cili u anulua për shkak të vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se përderisa nuk ka një koalicion, nuk ka përgjigje, por që dialogu nuk duhet të vonohet.

“Njëherë s’ka përgjigje përderisa nuk lidhet një koalicion, thuhet se është në prag koalicioni i ri qeveritar që pritet sa më parë të themelohet. Përplot dyshime për këtë koalicion se si do të punojë dhe çka do të bëjë, VV ka thënë nëse nuk ka koalicion me LDK shtetit shkon në zgjedhje, kësaj nuk i dihet ende. Sidoqoftë, dialogu nuk bën të vonohet po sikur edhe themelimi i institucioneve të reja sa më parë aq më mirë”, është shprehur ai.

Image
Blerim Burjani

Sipas Burjanit, VV mban pozicion për modelin e mundur të dialogut që duhet të jetë ndryshe.

“Përplot dilema rreth sjelljes së VV-së në opinion dhe rreth shtetit të Kosovës dhe forma se si do të ec apo lëviz procesi i dialogut, një çështje dihet nuk ka fare përgatitje për dialog, me tempon e përmendur nga LVV nuk mund të ketë përfundim të dialogut deri në vitin 2023. VV mban pozicionin për modelin e mundur të dialogut që duhet të jetë ndryshe se deri tash, e dyta reciprociteti, e treta dialogu i brendshëm me serbët lokal”, ka vlerësuar ai.

Burjani thotë se këto tema marrin shumë kohë, por që ka një bindje në opinionin publik që një koalicion i tillë duhet të provohet.

“Këto tema marrin kohë shumë por edhe pa zgjidhje gjërat nuk pritet të shkojnë mirë dhe mund të prishet shumë shpejt një qeverisje e tillë edhe më keq nëse prishet se duhet prej fillimit pra gjithçka të ndodhë. LDK shtyhet për muri patjetër duhet të pranojë koalicion jo parimor edhe qesharak. Por s’ka rrugë tjetër, tash ka një bindje të gjerë dhe ka opinion publik që është i domosdoshëm një koalicion i tillë pra duke u nis me probleme të mëdha të deritashme për 20 vjet është e saktë që duhet të provohet një koalicion tjetër”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat