Krasniqi tregon se cila pikë programore e Vetëvendosjes është më e mira

Politika

Krasniqi tregon se cila pikë programore e Vetëvendosjes është më e mira

Nga: A.M. Më: 9 tetor 2019 Në ora: 21:53
Ilustrim

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar ecurinë e fushatës parazgjedhore.

Ai në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se fushata ka qenë e zhurmshme dhe se ka pasur akuza dhe kundër akuza ndërmjet partive politike.

“Fushata parazgjedhore ka qenë e zhurmshme. Ka pasur akuza dhe kundër akuza. Edhe fjale të pahijshme. Por nga shumica e partive nuk kemi parë asgjë konkrete, me përjashtim të Vetëvendosjes që ka pasur një projekt me konkret dhe më të detajuar, sidomos në fushën e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit. Krijimi i fondit sovran dhe bankës zhvillimore, është gjëja që me ka pëlqyer më së shumti nga ana e Vetëvendosjes, sepse kjo do të bënte që Kosova brenda 2-3 viteve të zhvillohej ekonomikisht.”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Image

Gjithashtu, Krasniqi është shprehur se  qytetarët kanë humbur shpresën dhe se vendi ka nevojë për ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat