Krasniqi: SHBA e interesuar ta përmbyll dialogun, qeveria të mos nxitojë pa një platformë

Politika

Krasniqi: SHBA e interesuar ta përmbyll dialogun, qeveria të mos nxitojë pa një platformë

Nga: G.B Më: 10 tetor 2019 Në ora: 12:11
Ilustrim

SHBA pret që udhëheqja e re të rifillojë dialogun me Serbinë, të pezulluar prej kohësh.

Kështu ka thënë një zyrtar amerikan i Departamentit të Shtetit, pas zgjedhjeve në Kosovë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se SHBA dëshiron ta mbyll sa më parë dialogun me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Image
Islam Krasniqi

“SHBA-ja është e interesuar që të përmbyll sa më parë dialogun në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë më një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe po kërkon që sa më parë formimin e qeverisë së Kosovës. Departamenti i SHBA-së e ka marrë shumë seriozisht dialogun Kosovë-Serbi i cili pret ta rinis përmes dy përfaqësuesve special Matth Palmer e Richard Grenell”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, udhëheqja e re në Kosovë nuk duhet të nxitohet në bisedime, pa një platformë të hartuar mirë.

“Andaj udhëheqja e re në Kosovë nuk duhet të nxitojë menjëherë në bisedimet me Serbinë pa një platformë të hartuar mirë për të ditur së çka po presim në këtë dialog së mjaft kemi udhëtuar në errësirë duke mos realizuar qëllimin apo atë që shpresuam drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”, ka vlerësuar Krasniqi.

Ai thotë se rikthimi në tryezën e bisedimeve do të jetë sfidë dhe se taksa duhet të tërhiqet.

“Sfidë do të jetë rikthimi në tryezë për qeverinë e re pasi që askush nuk e ka të qartë rreth asaj që është negociuar apo nënshkruar, gjithashtu edhe taksa duhet larguar për tu zëvendësuar me reciprocitet të plotë pasi që taksa ka kryer efektin e vetë”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat