Krasniqi akuzon Ramush Haradinaj dhe mbi 80 deputetë që votuan pro tradhtisë kombëtare

Politika

Krasniqi akuzon Ramush Haradinaj dhe mbi 80 deputetë që votuan pro tradhtisë kombëtare

Nga: D. B. Më: 10 tetor 2019 Në ora: 14:03
Ramush Haradinaj

Politologu Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se falja Malit te Zi mbi 8200 hektarë toke, ka qenë veprimi më anti-demokratik i partive tona politike, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje që nuk e votuan dhe e kundërshtuan ashpër.

Sipas tij, Ramush Haradinaj dhe mbi 80 deputetë që votuan këtë tradhti kombëtare, janë fajtorët kryesor.

“Mendoj se votuesit është dashur t'i ndëshkojnë keq deputetet dhe partitë politike që votuan pro faljes së mijëra hektarëve Malit të Zi. Andaj nuk besoj që SHBA-ja do na bëj presion për një shkëmbim të tillë. Por një gjë nuk e kuptojë, pse të ndodh ky shkëmbim territori, dhe të shikojmë se apo humbim territor apo jo. Më duket qesharake kjo, ‘ po të jap pak tokë, e më jep pak tokë’. Sepse edhe nëse ndodh ky shkëmbim territori, prapë se prapë komplet Kosova Lindore nuk kalon në Kosovë. Dhe nëse Serbia këmbëngul në shkëmbim territori, ata këmbëngulin për të na marrë Ujmanin dhe Trepçën, dhe jo toka të thata të Leposaviçit dhe Zveçanit”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat