Pse jo LDK e parë?

Politika

Pse jo LDK e parë?

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 10 tetor 2019 Në ora: 18:03
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Hija e koalicionit të LDK-së me PDK-në, aprovimi i vendimeve fatale për Kosovën: Asosacioni, Demarkacioni, zgjedhja e Hashimit president, të Kadrisë kryeparlamentar, fillimi i pagesës të veteranëve, ende pa u verifikua vërtetësia e "dëshmive të veteranëve", pagesa e shpenzimeve të akuzuarve në Hagë, ishte dhe vazhdon të jetë një barrë e rëndë për LDK-në. Kjo barrë i faturohet, padrejtësisht, LDK-së, ashtu siç i faturohet edhe marrëveshja për koalicion e poste në bashkëqeverisje me PDK-në.

Kur Dega e LDK-së në Gjermani mbajti Kuvendin e 9-të Zgjedhor, problemi i parë doli kushti 50+1, për mundësimin e kandidimit për kryetar Dege. Si delegat, reagova i pari, duke thënë se ky është kusht monstrum i klanit Isa Mustafa, që pamundësoi konkurrencën e Vjosë Osmanit, për kryetare të LDK-së, në Kuvendin e 8-të Zgjedhor. Dhe, si të tillë nuk e pranojmë këtë kusht.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, i cili së bashku me Sali Morinën, kryetar i LDK-së në Malishevë, monitoronin Kuvendin tonë: "Mirë, mos e zbatoni, sepse edhe ashtu është i diskutueshëm".

Nisur nga cilësia e deklaruesit Rugova, menduam se ky kusht nuk do të vlejë as për Kuvendin Qendër të LDK-së. Por, ndodhi e kundërta! Sepse, vetëm ky kusht, supër-monstrum, i stisur, i shpikur, i shpifur nga klani i stazhionuar në Kryesinë Qendrore, do ta rikthente, për të tretën herë, Isa Mustafën në krye të LDK-së. Përndryshe, me një konkurrencë të ndershme, me një votim të fshehtë demokratik, të lakuarit për kryetar të mundshëm, jo vetëm më cilësorët, Vjosë Osmani e Kujtim Shala, por cilido nga ekipi i tyre, do ta pensiononte Isën me gardën e tij.

Monopoli i klanit mbi Kryesinë Qendrore, rrënues

Kryetari Isa Mustafa ishte vullnetmirë, që emërimet të bëhen sipas preferencës të anëtarësisë të LDK-së. Këtë e realizoi në përzgjedhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe të deputetëve. Por, jo edhe në Kryesinë Qendrore, sepse nënkryetarët ngulmonin të ruanin pozicionët e tyre në hierarkinë drejtuese të partisë. Mbledhja dështoi, për të vazhduar të nesërmen, duke plotësuar kërkesën bazë, plus drejtimin e Shtabit Zgjedhor, të dy nënkryetarëve, Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit.

Që këtej shpresa e ndryshimit në LDK-e, u zvetnua dhe ruajtjen e statusquosë e trumbëtuan skajshëm mediet, nën kontrollin e PAN-it si dhe Vetëvendosja. Për rrjedhojë, votuesit e papërcaktuar, filluan të besonin më shumë tek Kurti, i cili konsiderohej si autonom, i shpenguar nga të tjerët, sovran në mendime, për ato që deklaronte, premtonte. Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat