Vjosa Osmani: Kjo që ka bërë kryeministri Rama është fatkqesi kombëtare

Politika

Vjosa Osmani: Kjo që ka bërë kryeministri Rama është fatkqesi kombëtare

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 08:47
Edi Rama dhe Vjosa Osmani. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Vendimi i kryeministrit shqiptar Rama me Presidentin e serbisë Vuçiç në Serbi për “shengenin ballkanik” ka krijuar valë pakënaqësie në Shqipëri, por veçanërisht në Kosovë.

Qytetarët shqiptarë kërkojnë që qeveria shqiptare ta fus në BE vendin e jo në “Shengenin” e Serbisë. Por kjo për kosovarët është një thikë pas shpine për krejt Kosovën, të cilën nuk e njeh si shtet Serbia.

Në fillim e ka kritikuar ashpër Albin Kurti, kandidati për kryeministër në Kosovë, i cili ndër të tjera tha se “Unë dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Kjo është tejet e rëndësishme”.

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka quajtur një fatkeqësi idenë e krijimit të “Shengenit Ballkanik”.

“Mendoj se është një fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë në Kosovë para se të arrijë një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar ”, është shprehur Osmani.

Ajo ka kritikuar edhe kryeministrin Rama duke thënë se Shqipëria nuk duhet t’i bashkohej kurrë kësaj nisme pa Kosovën.

“Përtej kësaj, ne po shohim që jo vetëm që Serbia po e pengon Kosovën, por edhe Shqipëria e injoron atë në këtë rast. Është absolutisht e gabuar që Shqipëria të pranojë të arrijë një marrëveshje në të cilën Kosova nuk është pjesëmarrëse, madje si shtet i pavarur”, ka thënë ajoi në një intervistë.

Shumë ekspertë e analistë në Prishtinë janë të bindur se ky projekt bëhet për të krijuar ‘Jugosllavinë e re’, ku Serbia do të ketë rolin kryesor, e Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të jenë plotësuese të këtij plani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat