Vjen lajmi i mirë për Kosovën: Me Kurtin dhe Osmanin në krye të qeverisë, do të zgjidhet ky problem i madh për Kosovën

Politika

Vjen lajmi i mirë për Kosovën: Me Kurtin dhe Osmanin në krye të qeverisë, do të zgjidhet ky problem i madh për Kosovën

Nga: D.B Më: 13 tetor 2019 Në ora: 20:16
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Nuk shkoi shumë gjatë pasi u takuan Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, të cilat edhe fituan zgjedhjet dhe tash pritet t’i formojnë institucionet e shtetit, në media u publikua një marrëveshje e cila u nënshkrua nga dy kandidatët për kryeministër, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Albin Kurti dhe Osmani thuhet se kanë arritur marrëvjeshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit, të cilat i fitoj Lëvizja Vetëvendosje me një rezultat të ngushtë pak para LDK-së.

Gazeta “Bota sot”, ka mësuar marrëveshje Kurti-Osmani gjatë bisedave për një bashkëqeverisje të mundshëm kishin nënshkruar një dokument të përbashkët mbi transparencën qeverisëse që përmbante 7 pika.

E lidhur me Qeverinë Kurti ka folur edhe analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi ka thënë vetëm Qeveria e re e Kurtit mund t'i jap fund dialogut të stërzgjatur me Serbinë, por assesi vet, po me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare në krye me SHBA.

Sipas tij, me ardhjen e Kurtit dhe Vjosës mori fund dhe ndarja e Kosovë, siç tha dhe vet Kryeministri i ri, Albin Kurt, se përgjegjësinë e dialogut me Serbinë do ta merr mbi shpatullat e veta e kurrsesi Thaçi e të tjerë si ai.

“Kosova me Kurtin kurrë nuk është më afër marrëveshje me Serbinë, nëse Kurti me Vjosën nuk mund të sosin dialogun me serbët, atëherë s'ka personalitet tjetër për dialog. Shpresat janë të mëdha që këtë problem të rëndë dialogues vetëm Albini mund ta përfundonte, po jo vetëm, por me miqtë tanë amerikanë e gjermanë. Besojmë se inteligjenca politike, e guximi i Albin Kurtit do t’i bie vetëm të mira diplomatike, ekonomike e sociale Republikës së Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat