Loshi: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, dy liderë të shkëlqyeshëm, Kosova përfiton nga ta

Politika

Loshi: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, dy liderë të shkëlqyeshëm, Kosova përfiton nga ta

Nga: V.R Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:06
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Publicisti Liri Loshi, konsideron se është pasuri kur një lider i Kosovës, përveç dijes dhe përvojës politike e që di t’i paraqet idetë e veta qartë dhe që më kryesorja e flasin shumë amtare dhe atë angleze kthjellët.

Sipas tij, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i posedojnë këto cilësi.

Ai, konsideron se Kosova e ka një shans të mirë që për herë të parë, në pozitat drejtuese të shtetit t’i ketë dy liderë të shkëlqyeshëm.

Postimi plotë:

A kuptoni se çfarë pasurie është kur një lider kosovar, përveç dijes dhe pervojës në politikë, di edhe t’i paraqes idetë e veta qartë dhe kthjellët në gjuhën amtare dhe në gjuhën angleze? Deri tash nuk kemi pasur një kryeministër dhe as një president të tillë. Ku ka pasur njohuri gjuhe, ka munguar dija dhe ku ka pasur dije, ka munguar gjuha. Ndonjëheherë kanë munguar të dyjat. Albinit dhe Vjosës nuk iu mungon asnjëra nga këto cilësi. Nuk mundesh ta dëgjosh Albin Kurtin tek flet në gjuhën shqipe, në gjuhën angleze dhe në gjuhën kroato-serbo-boshnjake dhe secilën herë të mos ndihesh krenar. Kosova vërtet e ka një shans të mirë që për herë të parë t’i inaugurojë në pozita drejtuese të shtetit dy liderë të shkelqyeshëm. Ky rast nuk bën të humbet, sepse është një rast ku të gjithë fitojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat