Nagavci: Fitorja e Lëvizjes është e jashtëzakonshme, përballë opozitës do të jetë drita kundër territ

Politika

Nagavci: Fitorja e Lëvizjes është e jashtëzakonshme, përballë opozitës do të jetë drita kundër territ

Nga: V.R Më: 15 tetor 2019 Në ora: 21:47
Arbërie Nagavci

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është shprehur se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e jashtëzakonshme, shkruan “Bota sot”.

Sipas saj, përballë gjithë sulmeve të padrejta e akuzave të pabaza dhe përballë projekteve për të dëmtuar Lëvizjen, Lëvizja ia doli.

“Fituam sepse qëllimin e kishim madhor, rrugën e duhur e betejat e drejta e për të mirën e përgjithshme”, shkruan Nagavci.

Postimi plotë:

Me këmbëngulje, me udhëheqjen e duhur, me punë të palodhur e të pandalur të qindra aktivistëve gjithandej në çdo komunë, me qëndrime të qarta, me konsistencë, me besim për domosdoshmërinë e transformimit të qeverisjes dhe me angazhim për ta realizuar këtë, Lëvizja ia doli.

Përballë gjithë sulmeve të padrejta e akuzave të pabaza, ndaj Albinit në rradhë të parë dhe ndaj të tjerëve në Lëvizje poashtu, përballë projekteve madhore për të dëmtuar Lëvizjen e penguar ndryshimin, ne ia dolëm.

Fituam sepse qëllimin e kishim madhor, rrugën e duhur e betejat e drejta e për të mirën e përgjithshme.

Dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte më e madhe dhe besimi që ata u dhanë partive e individëve brenda partive, ashtu si dhe mos votimi i partive e personave të caktuar, është një porosi e qartë për secilin që merret dhe dëshiron të merret me politikë. Është obligim dhe detyrë e jona, e secilit politikan që të lexojmë e analzojmë qartë porosinë e dhënë.

Analistët do të vazhdojnë analizat e tyre, disa politikanë e ish politikan poashtu. Jo gjithmonë janë të saktë në analizat e tyrë, për arsye të ndryshme. Por ne do të vazhdojmë me punë dhe unë mendoj se është një rast i mirë dhe do të shërbej dhe për raste studimi në të ardhmen.

Dhe ne e kemi të qartë se rruga përpara s’do të jetë as e lehtë e as e shkurtër, andaj dhe pregatitja e vullneti jonë është i plotë sikurse dhe angazhimi për të pasur sukses.

Në politikë do të ketë tjera standarde tashmë, e vërteta do të flet vet. Ndaj çdo sulmi punë e këmbëngulje, ndaj çdo shpifje rezultate e suksese, ndaj çdo hedhje dyshimi e tendencë të mjegullimit të realitetit, zemërgjërësi e punë e shtuar.

Dhe koha do të tegoi se lëvizjet nuk ndalen e s’pengohen, se ka ideale e parime, se jo gjithkush mund të shitet e të blehet, se e mira më herët ose më vonë triumfon mbi të keqen.

Andaj dhe betejat e rradhës do t’i përballojmë me sukses, çdo kritikë do ta pranojmë me dashamirësi e seriozitet në trajtim.

Presim kujdes e vëmendje të veçantë për seclin vendim e veprim tonin, por kjo veçse do të na shtoj kujdesin e rrit përgjegjësinë.

Nga 6 tetori skena politike është ndryshe.

Thëne figuartivisht betejat janë të thjeshta: e mira përball të keqës, drita përball territ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat