Loja rrezikshme për të penguar koalicionin Vetëvendosje-LDK

Politika

Loja rrezikshme për të penguar koalicionin Vetëvendosje-LDK

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 tetor 2019 Në ora: 08:03
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ndonëse ka kaluar më shumë se një javë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, procesi i numërimit të votave nuk ka përfunduar ende.

Nuk janë numëruar ende votat nga diaspora dhe ato me kusht.

Kurse, aktualisht po numërohen votat për të cilat KQZ mori vendim që të rinumëroheshin pas evidentimit të një gabimi teknik në regjistra.

Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re numëron 5.02 për qind të votave të fituara pas rinumërimit të 82.49 për qind të votave nga 314 vendvotime sa ka vendosur të rinumërohen Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas Formularit të Raportimit të Rezultateve të partive politike (FRP), pas rinumërimit të 82 për qind të votave nga rinumërimi i 314 vendvotimeve, Nisma ka kaluar pragun zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare 2019.

Por, pavarësisht të dhënave zyrtare, njohës të cështjeve politike konsiderojn ë se zvarritja e rinumërimit të votave po bëhet për shkak të përpjekjes së PDK-së që ta ndryshoj rezultatin.

Sipas tyre, PDK, dëshiron që të futet Nisma Socialdemokrate në në Qeveri, në mënyrë që deputetët e LDK-së dhe LVV-së, të mbesin në 29 deputetë, dhe të kenë të pamundur të votojnë Qeverinë pa votat e Listës serbe.

Hertica: Këto vonesa janë të qëllimshme

Image
Ali Hertica

Analisti politik Ali Hertica, ka thënë se vonesa, kryesisht ndërlidhet me numërimin e votave për kandidatët e subjekteve politike, por edhe duke ju dhënë hapësirë që ato të keqpërdoren dhe duke i dhënë hapësirë që disa nga subjektet politike ti rendisin si të fituara.

Sipas tij, kjo tregon se vërtetë edhe në KQZ është një forcë politike që e kontrollon dhe merr vendimin në KQZ-së.

“Parregullsitë që bëhen në vendvotime, e që kryesisht bëhen për shkak të mos-përgatitjes së mirë të komisionarëve duke mos përjashtuar edhe parregullsitë e qëllimshme), votat me kusht, ato me postë dhe afatet shtesë për ankim të pa rregullsive në PZAP dhe Gjykata janë elementet kryesorë që pamundësojnë që të kemi shpallje të shpejtë të rezultateve. E gjithë kjo kohë e cila thuajse do kalon javën dhe ende nuk ka asgjë konkrete dhe definitiove tregon se dikush është duke manipuluar me këto vota, kur dihet se KQZ është deklaruar se janë të numëruar 90% dhe kjo jep sinjal të qartë se këto vonesa janë të qëllimshme”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

Sipas tij, një vonesë e tillë tregon se është politizimi i këshillave të vendvotimeve.

“Legjislacioni nuk ka paraparë afate deri në certifikim të rezultateve me qëllim që mos të ketë presion nga KQZ-ja, e që si rrjedhojë do të mund të shkaktoheshin pasaktësi. Periudha kohore që kësaj radhe po i duhet KQZ-së për të shpallur rezultatet është përafërsisht e njëjtë me atë të zgjedhjeve të kaluara. Kjo përveç që ngadalëson procesin e shpalljes së rezultateve preliminare, rritë edhe mundësinë për manipulime dhe zvogëlon besimin e publikut në zgjedhje dhe një rinumërim të tillë përfaqësues të edh mund të ketë qenë i qëllimshëm”, ka thënë Hertica.

Ai konsideron se e gjithë kjo zvarritje është e qëllimshme nga disa subjekte politike, që të ndryshojnë rezultatet e tyre preliminare për të qenë pjesë e ligjislativit të ri, ku subjekteve politike që fituan mbi 30 deputetë t`u zvogëlohet numri.

Maloku: Përderisa nuk ndryshohet sistemi i vlerave në Kosovë, do të jenë të kota ndryshimet e balancave të forcave politike

Image
Albinot Maloku

Analisti politik Albinot Maloku, ka thënë se Kosova pati një proces zgjedhor të shkëlqyer, për t`u marr shembull nga të gjitha vendet e rajonit, e pse jo edhe për një numër jo të vogël të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, ky proces si i tillë nuk duhet të cenohet nga askush dhe qëllimi për ta stërzgjatur përmbylljen e këtij procesi dhe për të provuar ndryshim të rezultateve mund të jetë i kujtdo qoftë, por jo edhe i atyre që ia duan të mirën qytetarit.

“Kalkulimet për të ndryshuar çfarëdo qoftë brenda rezultateve do të jetë kalkulim i dështuar. Praktika e manovrimit duhet të ndryshojë siç ndryshojë edhe balanci i forcave politike në vend. Por përderisa nuk ndryshohet edhe sistemi i vlerave në Kosovë, do të jenë të kota ndryshimet e balancave të forcave politike”, ka thënë analisti politik Albinot Maloku.

Mehazi: Qëllimi i zvarritjes së numërimit të votave është të dëmtohet LVV e LDK

Image
Sulejman Mehazi

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi, ka thënë se KQZ-ja e Kosovës na përkujton proceset gjyqësore të stërzgjatura të Kryeprokurores së Maqedonisë Veriore, Katica Janeva, e cila proceset gjyqësore ndaj kriminelëve i vononte për shkak mitos milionëshe që merrte prej Kamçevit e Bokit 13.

“Por, tani lind pyetja se si është e mundur që pas mbylljes së votimeve, më 6 tetor, për një natë KQZ të numëronte 90% të votave e të dihet fituesi, e gjatë rinumërimit njëjavësh mos të dalin me rezultatet zyrtare? Kjo është për të dyshuar andaj duhet një sqarim. Mos ndoshta janë intrigat e “Klanit Pronto” që me kalimin e pragut të NISMA-s-AKR të dëmtohet LVV dhe LDK-ja të jetë me më pak deputetë, për të mos krijuar qeverinë Albini e Vjosa, por të hynte në qeveri dhe ndonjë parti dreqërish për të ndalur e penguar hovin e qeverisjes Albini-Vjosa. Pra, qëllimi i zvarritjes së numërimit është të dëmtohet LVV e LDK, për më pak se 60 deputetë, për të mos krijuar qeverinë Albini e Vjosa, por të hynte në qeveri dhe një i Prontove. Andaj kujtoj se helmimet në KQZ mund të jenë trillime serbe-PDK-iane për të blerë dhe më shumë kohë për dobësimin e me pak deputetëve të LVV e LDK gjatë rinumërimit të votave”, ka potencuar Mehazi.

Krasniqi: KQZ-ja është duke luajtur një lojë të pistë

Image
Faik Krasniqi

Kurse, politologu Faik Krasniqi, ka thënë se KQZ-ja është duke luajtur një lojë të pistë.

“Si ka mundësi që shumica e votave të numërohen brenda 48 orëve, kurse votat e pakta të zvarriten me ditë të tëra. Shihet qartë që është duke u zier një lojë. Në këtë lojë janë të përfshirë jo vetëm KQZ-ja, por edhe eksponentë të tjerë. E shoh si tendencë për të mos lejuar koalicionin mes LVV dhe LDK, respektivisht Albinit dhe Vjosës”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

Shahu: Historia e vonesës nga KQZ të nxjerrjes së rezultatit në Kosovë, ka aromë korrupsioni politik

Image
Rexhep Shahu

Kurse, analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë se historia e vonesës nga KQZ të nxjerrjes së rezultatit në Kosovë, ka aromë korrupsioni politik që është marrë si model nga qeveria e Tiranës.

“Besoj se Kosova do ta refuzojë modelin Edi Rama të Tiranës, besoj se një di të lejohen pazaret në tavolinë me fute deputetë ata që i ka refuzuar populli. Aty ka qenë në listë Nisma apo AKR por populli i ka refuzuar në mënyrë spektakolare, pasi populli ndëshkoi mafien e re të krijuar nga të vetëshpallurit pronarë të luftës e të lirisë së Kosovës. Partitë fituese VV dhe LDK që janë aq ngushtë në diferencë duhet të durojnë me sy hapur por të mos tolerojnë korrupsion e tregti votash në dëm të tyre e për llogari të atyre që i ndëshkoi votuesi”, ka thënë analisti politike Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat