Qeveria e re do t’i eliminojë pengesat për liberalizim e vizave

Politika

Qeveria e re do t’i eliminojë pengesat për liberalizim e vizave

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 16 tetor 2019 Në ora: 12:45
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Prej vitesh nga politikanët janë dhënë deklarata për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Që të bëhet liberalizimi, Kosovës i janë vënë kushte, të cilat ende nuk janë plotësuar krejtësisht.

Së fundmi, ato i ka rikujtuar shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ka thënë se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave, derisa shpreson që lëvizja e lirë për kosovarët të realizohet gjatë presidencës finlandeze.

“Mirë po siç thashë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar sepse janë vlera esenciale të Bashkimit Evropian.... E di shumë mirë se çfarë është të sugjerohesh për viza , dhe ti humbësh disa mundësi për të shkuar diku për shkak të vizave . Çfarë mund të jetë këshilla ime... Sepse edukimi këtu ka qenë i privuar , mund ta mësoni nga prindërit tuaj , mirëpo çfarë është e rëndësishme tani në këtë demokraci të re, mirëpo tani sistemi i arsimit duhet të vendoset në bazën e transparencës dhe stabilitetit. Dhe çfarë dua të shoh në këto emërime në menaxhment dhe lidership në qendrat e arsimit të bëhet përmes një procesi të duhur të selektimit. Ne nuk duam të shohim nepotizëm ne sektorin e arsimit sepse ndikimi politik në këta sektorë është krim dhe ne nuk mund ta lejojmë që këtë krenari të të rinjve të Kosovës të e prishim vetë m sepse një ditë ju do të konkurroni në tregun e punës me të gjithë tregun Evropian “, ka thënë ajo.

Maloku: Ashpërsi e butë burokratike e BE-së

Lidhur me këtë, profesori universitar, Fadil Maloku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ripërsëritja e të njëjtave arsyes, dëshmon “ashpërsinë e butë burokratike”, që po mundohet të blejë kohë.

Image
Fadil Maloku

“Ripërsëritja e të njëjtave arsye dhe shkaqe nga ana eapartçikë të Brukselit, duke mos përjashtuar këtu edhe shefen aktuale të BE-së, znj.NataliaApostolova, e dëshmon më sëmiri “ashpërsinë e butë burokratike” të këtij institucioni, i cili me faktin dhe aktin e moskonsolidimit (shkaku i zgjedhjeve të reja) të institucioneve po mundohet sado kudo të blejë kohë, në mënyrë që kinse ta dëshmojë prezencë fizike e teknike në këtë pjesë të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur ai.

Sipas Malokut, ai këtë e quan ‘lojë burokratike’ nga ana e BE-së, derisa shton se pa u formuar institucionet e reja, nuk mund të merret asnjë vendim.

“Më duhet ta cilësoj si “lojë”burokratike tërë këtë improvizim qëështë duke e bërë edhe zyra e BE-sënë Prishtinë e me këtë edhe shefja e saj NataliaApostolova. Shkaku se pa i konsoliduar institucionet e reja, që dolën nga zgjedhjet e sivjetme, asnjë hap, asnjë vendim nuk mund te merret as nga ana e qeverisë kosovare, e as nga apartçiket e BE-së”, ka deklaruar Fadil Maloku për “Bota sot”.

Shahu: Qeveria e re do t’i eliminojë pengesat për liberalizim vizash

Image
Rexhep Shahu

Kurse, publicisti dhe ish gazetari, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se qeveria e re do t’i eliminojë pengesat për liberalizim vizash dhe ajo nuk do të lërë tolerime ndaj krimit e korrupsionit.

“Unë besoj se qeveria e re do t’i eliminojëpengesat për liberalizim vizash duke e shpëtuar Kosovën nga diskriminimi që i bëhet për shkak të paaftësisë së pushtetarëve të saj për plotësim kushtesh. Besoj se qeveria e re do të jetë e pakompromis dhe nuk do të ketë tolerime ndaj krimit e korrupsionit”, ka thënë ai.

Shahu ka thënë se zyrtarët e BE-së u buzëqeshin zyrtarëve të korruptuar dhe ndëshkojnë qytetarët.

“Bosët e krimit kanë viza e pasaporta diplomatike, kanë lëvizje të lirë, qytetarët e thjeshtë janë në burgun modern të ndërtuar nga qeveritë e komandantëve të pasluftës e të luftës imagjinare. Zyrtarët evropianë duke mos u djersitur për qytetarët e thjeshtë, buzëqeshin me zyrtarët e korruptuar dhe ndëshkojnë qytetarët. E njëjta melodi e të njëjtit fyell prej shumë vitesh, luftoni krimin e korrupsionin thonë dhe vetë evropianët përkëdhelin zyrtarët e korruptuar të shqiptarëve”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

Krasniqi: Shoh standarde të dyfishta kur është në pyetje Kosova

Image
Faik Krasniqi

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se liberalizimi i vizave është shndërruar në një telenovelë indiane, derisa shton se nuk e kupton se pse BE jep deklarata të tilla.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën, është shndërruar në një telenovelë indiane. Nuk e kuptoj se si një institucion kredibil si Komisioni Evropian, vlerëson se janë përmbushur të gjitha kriteret, dhe i rekomandon disa herë Këshillit të Ministrave që të hiqen sa më shpejt vizat për qytetarët e Kosovës. Kurse, BE-ja përmes zyrtarëve të saj jep deklarata të tilla, por jo edhe zyrtarisht”, ka vlerësuar Krasniqi.

Sipas tij, BE duhet të dalë me deklaratë zyrtare, por edhe ta përgënjeshtrojë Komisionin dhe Parlamentin Evropian, që votuan pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

“Këtu shihet se brenda Bashkimit Evropian s'ka farë koordinimi. BE-ja duhet të dalë me një deklaratë zyrtare drejt institucioneve të Kosovës, dhe të tregojë që këto dy kushte që Kosova ende nuk i ka përmbushur. Por edhe ta përgënjeshtrojë Komisionin dhe Parlamentin Evropian, që votuan pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. Shoh standarde të dyfishta kur është në pyetje Kosova dhe qytetarët e saj. Qeveria e ardhshme duhet të veprojë sa më shpejt në këtë drejtim, dhe qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat