Ja çfarë Qeverie dëshiron “Pronto mafia”

Politika

Ja çfarë Qeverie dëshiron “Pronto mafia”

Nga: D. B Më: 16 tetor 2019 Në ora: 16:01
Ilustrim

Kaluan më së nëntë ditë që nga votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ndonëse në ditën e parë dhe të dytë u numëruan mbi 90% të votave të qytetarëve, siç edhe është pritë LVV doli partia fituese, e dyta jo fortë larg kësaj LDK të cilat secila do të fitojnë nga mbi 30 deputet, mjaftueshëm për të formuar Qeverinë. Por kanë mbetur pa u numëruar apo rinumëruar edhe 320 kuti të cilat nuk duhej të qonin peshë në kandarin e votës.

Kështu ka vlerësuar analisti politik profesor Binak Maxharraj, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ky rezultat dikujt nuk po i pëlqen aspak, ani pse PDK partia e “Pronto mafisë” dhe e kupolës së krimit të organizuar në Kosovë, e cila veç e ka marrë rrugën për ne opozitë nuk po i zihet vendi vend rrugës për ne opozitë po mundohet te bëjë shantazhe gjatë numërimit të votave te mbetura dhe te atyre te diasporës.

“Disa nuk po flenë as natën as ditën e kanë aktivizua tërë rrjetin e nëntokës, po këqyrin me shprush diç krejt çka është e mundshme që kësaj qeveri të cilët i zgjodhi populli dhe e cila do të jetë grusht i fortë për shkatërrimin e pozitës se deritashme grabitqare. Dihet fare mirë se zhagitja e numërimit të votës së popullit që nuk po kryhet që disa dite është direkt ndikimi i PDK dhe ‘Pronto mafisë’ së bashku me SHIK-un që të tentojnë të ndryshojnë diçka në rezultat për t’ia mundësua patericës, bishtit të sajë NISMËS që ta kaloj pragun me qyk te zorit, me të vetmin qëllim që LVV dhe LDK të pengohen në formimin e Qeverisë, ashtu siç vendosi populli, duke tentuar që t’ia mundësojë NISMES kalimin e pragut, dhe për ti rrëzuar numrin e deputeteve nga radhët e LDK dhe LVV. Në këtë drejtim po gjuhën edhe shigjeta helmuese nga nëntoka e errët që një gjë e këtillë të arrihet, sepse këta nuk e duan një qeveri stabile, por një qeveri me bishta dhe bishtaleca, për të mundur ani pse po shkojnë në opozitë. Të tillët përmes këtyre bishtave e bishtalecave, po luajnë lojën e djallit me qeverinë e re. Madje po qarkullojnë në këtë drejtim edhe lojëra të rrezikshme më gjoja helm të votave që dyshohet se kush qëndron prapa këtij marifeti”, ka thënë Maxharraj.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

Sipas tij, qeveritë me bishta e bishtaleca kanë ekzistuar që nga pas çlirimi, dhe Qeveria me bishta e bishtaleca që çdo kush mund ti ngreh nga pas, dhe asnjëherë nuk janë treguar të suksesshme.

“Ato janë paterica dhe pengesat kryesore e një qeverisje të shëndetshme, çka mundësohet që në saje të këtyre qeverive me bishta e bishtaleca asnjë qeveri nuk mundi të përjetoi mandatin deri ne fund siç ka ndodhë deri më tani. Është e mirës edhe përkundër tentimeve të qarqeve të ndryshme mafioze që kësaj herë të dështojë që kësaj Qeveria qe përherë të parë e zgjodhi populli, për ti larguar zaptuesit, dhe për të vu një rend e rregull, kësaj herë të dështoj në krijimin fantom të ndonjë bishtaleci, siç po tentohet me Nismën”, ka thënë analisti politik profesor. Dr Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat